TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Janar 2025, 11:07

Rusia kërcënon Berlinin: Ka ardhur koha t'i thoni SHBA-së të heqë dorë nga bazat në Gjermani

Shkruar nga Pamfleti
Rusia kërcënon Berlinin: Ka ardhur koha t'i thoni SHBA-së
Presidenti rus, Vladimir Putin

'Ka ardhur koha që SHBA të heqë dorë nga baza e saj ushtarake në Gjermani.'

Është ky paralajmërimi që ka dhënë zyrtarja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, në një deklaratë për mediat.

“A nuk është koha që nga pozita e ministrit të Jashtëm gjerman të thuhet diçka e ngjashme për Uashingtonin dhe bazat e saj në Gjermani?”, tha Zakharova.

Reagimi i Zakhasovës vjen si rezultat i deklaratës së ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbock, e cila i bëri thirrje Rusisë të heqë dorë nga bazat e saj ushtarake në Siri. Ministrja e Jashtme gjermane Analene Berbock mbërriti të premten për një vizitë të papritur në Siri së bashku me ministrin e Jashtëm francez Jean-Noel Barro. Nga Siria, Berbok i bëri thirrje Rusisë që të heqë dorë nga bazat e saj ushtarake në Siri. Sipas saj, një vendim i tillë do të tregonte respekt për sovranitetin e Sirisë

"Siria nuk duhet të bëhet përsëri një peng në duart e fuqive të huaja ose një eksperiment për forcat radikale si IS. Kjo nuk është vetëm në interesin e sirianëve, të cilët kanë shpresuar për lirinë e tyre për kaq shumë kohë, por edhe në interesin tone, të gjermanëve dhe europianëve”.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock udhëtoi papritur në Damask për bisedime me qeverinë e re siriane. Berlini mund të shfrytëzojë avantazhet në negociata edhe për riatdhesimin e refugjatëve sirian. Republika Federale dëshiron të mbështesë Sirinë me një transferim gjithëpërfshirës, paqësor të pushtetit, me pajtimin e shoqërisë, me rindërtimin, përveç ndihmës humanitare që Berlini ka ofruar për njerëzit në Siri ndër vite. Kjo ndihmë mund të jetë tani një levë për Berlinin për të bërë biznes me sundimtarët e rinj në Siri, theksojnë mediat gjermane.

Së bashku me Britaninë e Madhe, Gjermania është i vetmi donator që mbeti në vend dhe ofroi ndihmë zhvillimore deri në rënien e regjimit të Asadit - duke e ditur mirë se ishte një akt balancues, sepse një pjesë e caktuar e ndihmës depërtonte gjithmonë në kanale të errëta. Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) ishte dhe është përgjegjëse. 

shba rusi

Lini një Përgjigje