Kremlini ka njoftuar se ka zëvendësuar kreun e marinës pas një sërë humbjesh të flotës ruse në Detin e Zi. Kishte raportime në javën e kaluar se admirali Nikolai Yevmenov ishte detyruar të jepte dorëheqjen.
Agjencia shtetërore e lajmeve ruse RIA tani thotë se ai është zëvendësuar nga Alexander Moiseyev, kreu i Flotës Veriore të Rusisë, si ushtrues detyre i komandantit të përgjithshëm.Yevmenov kishte qenë në këtë rol që nga maji 2019, shkruajnë mediat ndërkombëtare. Inteligjenca ushtarake ukrainase tha për “Kyiv Post” se vendimi për ta zëvendësuar atë kishte qenë në punë prej disa kohësh.
Kjo lëvizje e presidenti rus, vjen pasi ai ka fituar një mandat të pestë në pushtet, në një proces zgjedhor tejet të kontrolluar, që synoi të shpërfaqë mbështetjen e popullit për luftën në Ukrainë dhe për politikat gjithnjë e më shtypëse.
Putin, 71-vjeçar – i cili ka udhëhequr si president ose si kryeministër prej vitit 2000 – pritet të tejkalojë udhëheqësinë gati 30-vjeçare të Josef Stalinit, kur ta përfundojë këtë mandat të ri.
Putin do të bëhet lideri që ka udhëhequr më së gjati në Rusi në më shumë se dy shekuj.
Putin ka fituar 87.32 për qind të votave – shifër rekorde pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Lini një Përgjigje