TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Gusht 2023, 17:42

Putin “fundos” përfundimisht Navalnyn, lideri i opozitës ruse rrezikon 18 vite burg

Shkruar nga Pamfleti

Putin “fundos” përfundimisht Navalnyn, lideri i opozitës

Politikani i burgosur i opozitës rus, Alexei Navalny tha sot se ai priste të dënohej me rreth 18 vite të tjera burg.

"Do të jetë një dënim i gjatë", tha Navalny, 47 vjeç, në një postim në rrjetet sociale në prag të një çështjeje penale që mbështetësit e tij thonë se është sajuar. Ai gjithashtu bëri thirrje për rezistencë kundër “të poshtërve dhe hajdutëve”.

Navalny, i cili është kritiku më i ashpër vendas i Presidentit Putin, tashmë është duke vuajtur dënime prej 11 vjet e gjysmë për mashtrim dhe akuza të tjera që ai thotë se janë false.

Lëvizja e tij politike gjithashtu është nxjerrë jashtë ligjit dhe është shpallur "ekstremiste". Prokurorët kërkuan 20 vjet shtesë në bazë të akuzave të reja. Navalny tha se ashpërsia e dënimit kishte për qëllim të frikësonte rusët.

Kur shpallet dënimi, ju lutem mendoni vetëm për një gjë vërtet të rëndësishme – çfarë tjetër mund të bëj unë personalisht për të rezistuar? Për të ndaluar zuzarët dhe hajdutët në Kremlin që të shkatërrojnë vendin dhe të ardhmen time? Çfarë mund të bëj, duke peshuar të gjitha rreziqet dhe duke marrë parasysh të gjitha rrethanat”, tha ai në mesazhin e tij drejtuar mbështetësve.

navany burg putin

Lini një Përgjigje