
Shefi i grupit Wagner ka provokuar sërish tensione, me ministrinë ruse të Mbrojtjes. Në një fjalim të publikuar sot ai është shprehur se është i gatshëm të rikthehet dhe të luftojë në Ukrainë, nëse ata marrin pjesë të veçanta të frontit, por pa pasur nevojë të varen nga "kllounët" që drejtojnë forcat e armatosura të Kremlinit, duke ju referuar kështu ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Duke festuar ditëlindjen e tij të 62-të, sot në një kamp trajnimi, shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin konfirmoi gjithashtu se njerëzit e tij më në fund do të largoheshin nga qyteti lindor i Ukrainës, Bakhmut më 5 qershor, pasi t'ia dorëzonin atë ushtrisë ruse.
"Nëse i gjithë zinxhiri (i komandës) është 100% i dështuar dhe do të udhëhiqet vetëm nga kllounët që i kthejnë njerëzit në mish, atëherë ne nuk do të marrim pjesë në të," tha Prigozhin, i cili njihet për komentet e tij të larmishme dhe provokuese.
Prigozhin tha se njerëzit e tij donin të pushonin në kampet në Ukrainën e kontrolluar nga Rusia për rreth një muaj dhe më pas gjërat do të bëheshin më të qarta.
"Ka qenë një vit i vështirë. Pastaj do të shohim se si do të shkojë," tha ai.
Shefi mercenar ka fituar famë gjatë luftës 15-mujore në Ukrainë dhe ka fyer rregullisht drejtuesin më të lartë ushtarak të Presidentit Vladimir Putin, veçanërisht ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu.
Lini një Përgjigje