TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Shkurt 2024, 11:12

Përshkallëzohen protestat në Bruksel, fermerët djegin traktorët përpara Parlamentit Europian (VIDEO)

Shkruar nga Pamfleti

Përshkallëzohen protestat në Bruksel, fermerët djegin

Situata është përshkallëzuar në Bruksel, ku fermerët janë mbledhur përpara Parlamentit Europian, duke djegur traktorët.

Edhe pse protestat e fermerëve, nuk janë në axhendën zyrtare për samitin e Brukselit, ata u mblodhën për të kërkuar të drejtat e tyre.

Sipas informacioneve të fundit, një mijë traktorë u mblodhën në vendin ku do të zhvillohet samiti, ndërsa protestuesit janë kryesisht nga Belgjika.

Fermerët rrëzuan një statujë historike në Sheshin e Luksemburgut, ndërkohë që u raportua edh për përleshje me policinë.


Ndërkohë, ditën e djeshme, fermerët francezë dhe belgë bllokuan një pikë kalimi në kufirin mes dy vendeve.

Në Francë, situata u përshkallëzua edhe më shumë mbrëmjen e së mërkurës, me arrestimet e para të fermerëve që donin të bllokonin tregun Ranji, qendrën ushqimore të rajonit të Parisit.


Gjithsej 91 persona u arrestuan në orët e vona të pasdites, pas një bastisjeje në ambientet e këtij tregu me shumicë, pas dëmëve të shkaktuara.

Ndihma e shpallur dje nga qeveria franceze dhe koncesionet e Komisionit Europian dhe importet nga Ukraina, duket se nuk i kënaqi fermerët, të cilët po mobilizohen edhe në Itali, Spanjë dhe Gjermani.

 

përshkallëzohen protestat në bruksel

Lini një Përgjigje