TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Prill 2023, 20:59

Pas vendosjes nën arrest, Trump del para gjykatës; deklarohet i pafajshëm

Shkruar nga Pamfleti
Pas vendosjes nën arrest, Trump del para gjykatës; deklarohet i
Trump në sallën e gjyqit

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka dalë para gjykatës së Manhatanit për tu njohur me akuzat kundër tij. Rreth orës 14.00 me orën lokale, ai u paraqit në zyrën e prokurorit, ku ju komunikua arresti. Atij ju morën shenjat e gishtave dhe u plotësuan dokumentet e arrestit. Më pas ai u fut në sallën e gjyqit, bashkë me grupin e tij të avokatëve. Vetë Trump është deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues duke mohuar përfshirjen në krimet për të cilat pretendon prokuroria.

Më pas ai do të njihet me afro 34 akuza dhe në fund është planifikuar të largohet. Edhe pse ai është nën arrest, nuk do të ketë prangosje apo futje në qeli. Atij i është bllokuar pasaporta dhe do të jetë në monitorim nga policia. Pas procesit, Trump do të shkojë në rezidencën e tij në Florida dhe do të dalë para gazetarëve.

Pas vendosjes nën arrest, Trump del para gjykatës; deklarohet i

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Trump teksa ishte rrugës për në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhatanit dhe gjykatës përpara akuzës së tij ka shkruar: “Duke u nisur për në Manhatanin e Poshtëm, në Gjykatën. Duket kaq JOREALE - WOW, ata do të më arrestojnë. Nuk mund të besohet se kjo po ndodh në Amerikë. MAGA!

Ndaj tij rëndojnë 34 akuza. Në vitin 2016, gjatë kohës kur Trump po përgatitej të bëhej president, ylli i filmit për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi me mediat dhe ju ofroi atyre kundrejt pagesës, informacione që provonin se ajo dhe Trump kishin pasur lidhje jashtëmartesore.

Ekipi i presidentit Trump e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen mori përsipër të mbylli çështjen që të mos bëhej publike dhe pagoi pornostaren Daniels, 130,000 dollarë për të heshtur.

Pas vendosjes nën arrest, Trump del para gjykatës; deklarohet i

Kjo nuk është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump rimbursoi Cohen shumë që ai i kishte dhënë pornostare, në të dhënat për pagesën thuhej se ishte për tarifat ligjore. Për këtë Prokurorët thonë se kjo do të thotë që zoti Trump falsifikon të dhënat e biznesit, që është një kundërvajtje ligjore në Nju Jork.

Prokurorët pretendojnë gjithashtu se kjo shkel ligjin zgjedhor, sepse përpjekja e tij për të fshehur pagesat e tij ndaj zonjës Daniels ishte e motivuar nga mosdashja që votuesit të dinin se ai kishte një lidhje me të. Mbulimi i një krimi duke falsifikuar të dhënat është një akuzë e rëndë. /Pamfleti

Lini një Përgjigje