Izraeli po zgjeron frontin e luftës, duke sulmuar dhe militantët e Hamasit në Liban, kështu autoritetet kanë ndërmarrin masa për civilët, në rast të përshkallëzimit të konfliktit.
Bashkia e Tel Avivit, ka hapur tashmë 240 vendstrehime në të gjithë qytetin për shkak të rrezikut të raketave dhe dronëve e iu bën thirrje qytetarëve që nëse është e nevojshme të përdorin dhe parkingjet nëntokësore.
Aktivitetet rekreative janë anuluan, gjithashtu plazhet dhe institucionet kulturore u mbyllën, sipas udhëzimeve të Komandës së Frontit të Brendshëm.
Të paktën 31 fshatra dhe zona përreth janë shënjestruar nga aeroplanët luftarakë izraelitë dhe dronët në Libanin jugor nga agimi deri në orën 10:30, teksa militantët e Hezbollah lëshuan qindra raketa në anën tjetër të kufirit. Paraprakisht, raportohet për 3 viktima në territorin libanez.
Lini një Përgjigje