
Papa Françesku, në prag të Pashkëve u shtrua dje në spital për probleme me frymëmarrjen. Ndërkohë, mbrëmjen e shkuar e kaloi i qetë dhe pa shqetësime, por ‘Corriere’ raporton se mëngjesi i Papa Françeskut, ishte i ndërlikuar, pa dhënë detaje të tjera. Ai ka përfunduar të gjitha analizat e nevojshme dhe çdo gjë është nën kontroll.
Sipas infermierëve, ekziston mundësia e kryerjes së koronagrafisë për shkak të rrezikut të fibrilacionit atrial (aritmia e shpeshtë e zemrës).
Sëmundje e lehtë për Papa Françeskun, i cili u shtrua në Poliklinikën Gemelli në Romë pasi pati disa vështirësi në frymëmarrje. Duke iu nënshtruar analizave mjekësore, nuk do të ishte konstatuar asnjë problem në zemër, por një infeksion respirator. Për momentin kushtet e Papës nuk shkaktojnë shqetësim, por ai do të qëndrojë në repart për disa ditë për t'u monitoruar. Skanimi CT i gjoksit të cilit iu nënshtrua Papa do të kishte dhënë një rezultat negativ. Infeksioni Covid-19 është gjithashtu i përjashtuar.
Situata nuk përbën arsye për shqetësim Atit të Shenjtë iu desh t'i nënshtrohej kontrolleve mjekësore të planifikuara tashmë, por përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore përshpejtoi kohën e shtrimit në spital. Megjithatë, sipas profesionistëve të shëndetësisë, situata nuk do të shkaktonte shqetësim.
Papa mbajti audiencën e tij të zakonshme të përgjithshme në sheshin e Shën Pjetrit të mërkurën, por më pas anuloi një intervistë që kishte planifikuar në Vatikan. U pezulluan gjithashtu seancat e planifikuara për të enjten dhe të premten. Bergoglio tha se ishte "i prekur nga mesazhet e shumta të marra" dhe shpreh mirënjohjen e tij për afërsinë dhe lutjen.
Lini një Përgjigje