TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Nëntor 2025, 19:23

Nga takimi me Putin te paqja në Ukrianë, Trump dhe Orban flasin për samitin SHBA-Rusi në Budapest!

Shkruar nga Pamfleti

Nga takimi me Putin te paqja në Ukrianë, Trump dhe Orban flasin

Lideri hungarez tha se lufta në Ukrainë është çështja më e rëndësishme e momentit dhe se arritje e paqes është fokusi kryesor...

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban është takuar me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Sallën e Kabinetit në Shtëpinë e Bardhë.

Duke folur para mediave, Trump lavdëroi Orbanin si një lider të fuqishëm i cili ka drejtuar një vend vërtetë të shkëlqyer.

“Ai ka bërë një punë fantastike, është një njeri shumë i fuqishëm brenda vendit të tij, por është gjithashtu i dashur. Ai ka drejtuar një vend vërtet të shkëlqyer”, thotë Trump.

Trump vazhdon duke e përshkruar atë si një "person të veçantë" dhe konfirmoi se dyshja do të flasë për luftën në Ukrainë, si dhe për energjinë.

"Dua vetëm ta mirëpres këtë person vërtet të mirë, ai është një udhëheqës i shkëlqyer", shtoi Trump.

Orban nga ana tjetër tha se arsyeja e këtij takimi është për hapjen e një kapitulli të ri midis SHBA-së dhe Hungarisë.

"Arsyeja pse jemi këtu është për të hapur një kapitull të ri midis marrëdhënieve dypalëshe të Shteteve të Bashkuara dhe Hungarisë", tha Orban.

Më tej lideri hungarez tha se lufta në Ukrainë është çështja më e rëndësishme e momentit dhe se arritje e paqes është fokusi kryesor.

"Do të donim të diskutonim me ju se si mund të kontribuojmë për t'ju ndihmuar në përpjekjet tuaja për paqe", shtoi ai.

Më pas gazetarët filluan me pytjet, duke iu drejtuar Trump-it nëse është i përgatitur t’i japë Hungarisë një përjashtim nga detyrimi për blerjen e naftës ruse.

“Po e shqyrtojmë. Është shumë e vështirë për të që të marrë naftë dhe gaz nga zona të tjera... ato nuk kanë det, nuk kanë porte, dhe për këtë arsye kanë një problem të vështirë. Kur shikon se çfarë ka ndodhur me Evropën, shumë prej këtyre vendeve, ato nuk i kanë këto probleme dhe blejnë shumë naftë dhe gaz nga Rusia dhe, siç e dinë, jam shumë i shqetësuar nga kjo", tha Trump.

Orban nga ana tjetër tha se nafta do të jetë një nga çështjet e sotme gjatë bisedimeve të tij me Trumpin. Ai theksoi se do të shpjegojë qartë se cilat do të ishin pasojat për popullin hungarez dhe për ekonominë hungareze nëse nuk do të merrte naftë dhe gaz nga Rusia.

"Ne furnizohemi nga tubacionet, nuk është një çështje ideologjike apo politike, është një realitet fizik sepse nuk kemi mundësi ta përballojmë atë", tha Trump.

Donald Trump u tha gazetarëve se beson që Viktor Orban e kupton Vladimir Putinin dhe e njeh shumë mirë atë, gjë që sipas tij do të ndihmojë në arritjen e paqes në Ukrainë.

“Mendoj se Viktori mendon se do ta përfundojmë atë luftë në një të ardhme jo shumë të largët”, thotë ai.

Orban nga ana tjetër shtoi se është “fuqishëm i bindur” dhe thotë se pyetja është nëse perëndimorët janë të bashkuar apo jo.

"Problemi është se presidenti ka bërë përpjekje të mëdha, të cilat janë thjesht të shkëlqyera dhe shumë pozitive për kontinentin evropian dhe të gjithë popujt e Evropës. Por në të njëjtën kohë, ne nuk jemi të bashkuar sepse Brukseli dhe evropianët kanë një qasje të ndryshme ndaj luftës. Pra, e vetmja qeveri pro paqes është qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe Hungaria e vogël në Evropë", tha ai.

Trump dhe Putin do të takoheshin në Hungari pas një telefonate muajin e kaluar, por bisedimet u anuluan nga presidenti amerikan, lidhur me këtë Trump tha se takimi u anaulu për shkak se Puitini nuk ishte gati të ndalonte luftën.

"Mosmarrëveshja themelore është se ata thjesht nuk duan të ndalen ende. Mendoj se do ta bëjnë, mendoj se kjo po i kushton shumë vëmendje Rusisë, padyshim një kosto të madhe për të dy vendet", tha presidenti i SHBA-së.

Trump përsërit se, sipas tij, pushtimi i Ukrainës nga Rusia nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse ai do të ishte president dhe thotë se kjo ndodhi për faj të Bidenin.

Nga ana tjetër Orban pajtohet me aleatin e tij dhe thotë se nuk ka asnjë dyshim se nëse Trump do të ishte president i SHBA-së, nuk do të kishte luftë.

I pyetur nëse është ende i etur të shkojë në Budapest për një samit me Putinin, Trump thotë se do të dëshironte ta bënte atë në kryeqytetin hungarez.

Trump shtoi gjithashtu se ai dhe Orban janë dakord që lufta do të mbarojë. Më tej Orban u tha gazetarëve se ka “disa ide” se si mund të përfundojë lufta në Ukrainë dhe do t’i paraqesë ato Trumpit sot./Pamfleti

Lini një Përgjigje