TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Qershor 2025, 20:26

Netanyahu nuk përjashton mundësinë e eliminimit të udhëheqësit suprem të Iranit

Shkruar nga Pamfleti

Netanyahu nuk përjashton mundësinë e eliminimit të

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk e përjashtoi mundësinë e shënjestrimit të udhëheqësit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, kur u pyet nga gazetarët nëse Izraeli kishte ndërmend ta bënte këtë.

Ai këmbënguli se eliminimi potencial i udhëheqësit suprem do të “i jepte fund konfliktit”, jo do ta përshkallëzonte atë, duke hedhur poshtë pretendimet se një lëvizje e tillë mund të përshkallëzonte luftën në gjithë rajonin. 

“‘Shikoni, ne po bëjmë atë që duhet të bëjmë. Lufta e përjetshme’ është ajo që dëshiron Irani dhe ata po na çojnë në prag të luftës bërthamore. Në fakt, ajo që po bën Izraeli është parandalimi i kësaj, duke i dhënë fund këtij agresioni”, tha ai.

Dy ditë më parë në mediat qarkulloi një lajm se Izraeli kishte kërkuar leje nga Presidenti Amerikan Donald Trump, për të eleminuar lideri suprem të Iranit. Një gjë e tillë ishte refuzuar nga Trump, raportuan mediat amerikane, gjë që kishte sjellë dhe tërheqjen e Izraelit nga ky plan. 

Izraeli nga ana tjetër refuzoi që diçka e tillë të kishte ndodhur, por deklaratat e sotme të Netanyahut hedhin dyshime se plani ka qenë i vërtetë dhe se Trump e ka ndaluar atë. Megjithatë, situata mbetet ende e tensionuar dhe gjërat mund të ndryshojnë nga momenti në moment. 

Lini një Përgjigje