Që nga fillimi i luftës, shumë shtete janë solidarizuar më Ukrainën dhe kanë dhënë ndihma të ndryshme për vendin që po përballet çdo ditë me agresionin rus.
Një ndër këto shtete është edhe Kanadaja, e cila ofruar ndihmën e saj për Ukrainën.
Presidenti Volodymyr Zelensky, ka falënderuar homologun e tij kanadez Justin Trudeau për këtë.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social, Twitter Zelensky shkruan se është mirënjohës për ndihmën ushtarake që Kanadaja i ka ofruar.
Ndër të tjera, presidenti ukrainas tha se populli kanadez tregon se bota e lirë qëndron e fortë me Ukrainën pasi kjo e fundit po mbron vendin e saj.
“Mirënjohës për Justin Trudeau për paketën shtesë të ndihmës ushtarake. Kanadaja dhe populli kanadez demonstrojnë se bota e lirë qëndron e fortë me ne, pasi ne po mbrojmë vendin tonë dhe vlerat e përbashkëta. Faleminderit, Kanada, për mbështetjen e vazhdueshme deri në fitoren tonë”, shkruan Zelensky.
Grateful to PM @JustinTrudeau for additional package of military aid. Canada and Canadian people demonstrate that the free world stands strong with us, as we are protecting our country and shared values. Thank you, Canada, for ongoing support till our victory.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) April 21, 2023
Lini një Përgjigje