TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Nëntor 2025, 09:07

Kreu i NATO-s: Lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda 2025!

Shkruar nga Pamfleti
Kreu i NATO-s: Lufta në Ukrainë mund të përfundojë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte thotë se lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda këtij viti.

Në një intervistë për El Pais dhe grupin gjerman RND, ai u shpreh se mundësia për t’i dhënë fund konfliktit deri në vitin 2025 është reale, megjithëse e vështirë për t’u parashikuar.

"Sigurisht. Ne të gjithë lutemi që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Dua të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar në realizimin e vizionit të Presidentit Trump. Unë e ndaj plotësisht vizionin e Trump: kjo masakër duhet të përfundojë. Deri më tani, rreth një milion rusë janë vrarë ose plagosur rëndë. Rusia humbet rreth 20,000 ushtarë çdo muaj. A mund ta imagjinoni këtë? 20,000 ushtarë në muaj. Këta janë baballarë dhe bij që vdesin pa fituar pothuajse asnjë territor.”, theksoi ai.

Shefi i NATO-s përmendi gjithashtu betejën e gjatë për Pokrovsk, duke theksuar se Rusia ka tentuar ta pushtojë qytetin për 18 muaj dhe ende nuk e kontrollon plotësisht.  Rutte theksoi se procesi i paqes do të kërkojë negociata të tjera pas bisedimeve të Gjenevës dhe se disa çështje do të diskutohet paralelisht me BE-në dhe NATO-n.

“Këtë vit, Rusia ka pushtuar vetëm rreth 1% të territorit ukrainas dhe po përparon vetëm disa metra në ditë. Ata janë përpjekur të pushtojnë Pokrovskun për 18 muaj dhe ende nuk e kanë kontrolluar plotësisht atë. Më shumë rusë vdiqën duke u përpjekur të kapnin atë qytet sesa numri i ukrainasve që fillimisht jetonin atje. Është gjithmonë e vështirë të bësh parashikime, por shpresoj vërtet që paqja të vijë së shpejti. Sigurisht, pas bisedimeve të Gjenevës do të ketë takime të mëtejshme dhe do të duhet të ketë një diskutim të veçantë dhe paralel me BE-në dhe NATO-n për çështje të caktuara. Dhe ne nuk jemi ende atje", u shpreh ai.

Nga ana tjetër, edhe Kremlini është pyetur për mundësinë e fundit të luftës brenda këtij viti. Këshilltari për Politikën e Jashtme, Yuri Ushakov, i pyetur në televizionin shtetëror nëse Moska e konsideron të mundshëm përfundimin e luftës brenda vitit të ardhshëm, siç sugjeroi Rutte, ai u shpreh se “Ne do të donim”.

 

kreu i nato-s lufta në ukrainë

Lini një Përgjigje