TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Dhjetor 2025, 07:38

Kancelari gjerman godet Trump: 'Pax Americana' ka përfunduar, tani duhet të mbrojmë interesat tona

Shkruar nga Pamfleti
Kancelari gjerman godet Trump: 'Pax Americana' ka përfunduar,
Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe Donald Trump

Kancelari gjerman Friedrich Merz, në një fjalim të mbajtur në Kongresin e Unionit Kristano-Social (CSU), paralajmëroi fundin e “Pax Americana”, asaj që cilësohet si mbrojtja e SHBA-ve ndaj Evropës, duke i kërkuar kombeve evropiane të përgatiten për ndryshimin e lidhjeve transatlantike dhe të forcojnë mbrojtjen në mënyrë të pavarur.

“Dekadat e Pax Americana për Evropën dhe Gjermaninë në masë të madhe kanë mbaruar për ne. Ajo nuk ekziston më ashtu siç e kemi njohur. Nostalgjia nuk do të na ndihmojë, dhe pse do të isha i fundit që do t’i dorëzohesha kësaj nostalgjie. Ky është një realitet! Amerikanët tani po mbrojnë në mënyrë shumë të ashpër interesat e tyre. Dhe kjo është arsyeja pse tani duhet të mbrojmë interesat tona”, tha Merz.

Merz u tha evropianëve se prioritetet strategjike të Washingtonit kanë ndryshuar prej vitesh.

“Trump nuk u shfaq brenda natës dhe as politika amerikane nuk do të ndryshojë brenda natës. ‘Pax Americana’, që nënkupton paqen afatgjatë, është rendi i vendosur pas Luftës së Dytë Botërore, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara garantonin sigurinë evropiane.”, shtoi ai.

Merz u shpreh gjithashtu kundër lëshimeve të tepërta ndaj Moskës në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, duke argumentuar se kjo vetëm do të forconte ambiciet e Kremlinit.

Ai tha se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të ndalet në Ukrainë, duke paralajmëruar për përpjekjet për të rivizatuar kufijtë e Evropës dhe për të rivendosur kontrollin mbi ish-territoret sovjetike, duke paraqitur kërcënime afatgjata për sigurinë evropiane.

Si do të vazhdohet me diplomacinë për Ukrainën
Bisedimet për fundin e luftës në Ukrainë po vazhdojnë me intensitet të lartë.Qëllimi i bisedimeve është të shqyrtohet arritja e një pozicioni të përbashkët për një marrëveshje paqeje me Rusinë.

Një përfaqësues i presidencës franceze tha, se duhet të arrihet një ofertë bisedimesh ndaj Rusisë. Edhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer do të jenë për bisedime me kancelarin gjerman Friedrich Merz si dhe me përfaqësues të nivelit të lartë të NATO-s në Berlin. Qeveria gjermane konfirmoi të premten, se Merz do të presë presidentin ukrainas për bisedime ekonomike dhe "për shkëmbim mendimesh lidhur me stadin e bisedimeve për paqen në Ukrainë". Më vonë u konfirmua se në këto bisedime do të marrin pjesë edhe "disa kryetarë shtetesh dhe qeverish europiane si dhe drejtues të BE dhe NATO-s". Presidenti ukrainas Zelenski ndodhet gjithashtu në Berlin.

Plani i SHBA-së parashikon lëshime territoriale nga Ukraina
SHBA rreth tri javë më parë paraqitën një plan për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Në versionin fillestar plani parashikonte shkëputje territoresh nga Ukraina duke i bërë lëshime Rusisë. Me insistimin e Ukrainës dhe të aleatëve europianë dokumenti u përpunua. SHBA presin megjithatë ende nga Ukraina që të bëjë lëshime territoriale ndaj Rusisë. Moska deri tani nuk ka shprehur aspak gatishmëri që të tërhiqet nga objektivat e saj të luftës dhe të pranojë bisedime diplomatike për fundin e luftës.

kancelari gjerman godet trump \\\'pax americana\\\' ka përfunduar

1 Komente

  1. T
    Tony

    Eurokurva po nuk i ketheu trojet Shqiptareve e tu kerkoje atyre ndjese per te ligat qe u ka bere historikish do shkaterrohet e shkermoqet. Pse? Karma, karma, karma i Shqiptareve do i ndjeke derri ne varr. Qelbesirat Gjermane qe jane pjelle e Ilireve na quajne jevgj e xhipsi (indiane te ardhur). Italianet zhulsa surrat erret na quajne porko miserie Albanese, krijese e Ilireve, e keshtu me radhe serbet, greket, maqedone e bullgare. Europa e "Bashkuar" u saldua me elektroda qe u krisen qe pa u bashkuar. Si mujnd te jetojne bashke popuj qe jane sakatuar me njeri tjerin!? Paraja edhe falet por, gjaku i gjysherve e krimet ndaj gjysheve e nenave, motrave, bijave kurre e kurre. Shihni si e dredh Turqi krye qelbesira aziatike. Po Gerqia e jo Greqia si sillet me ne, qe na ka rruajtur tere cka jeton. Ne librat fillestare na eshte thene qe, lufta eshte bvazhdimi i politikes me dhune. Mire po nga gjyshet tona kemi degjuar pothuajse perdite, eshte nje politikane ajo e ai per nje njeri te lig. Ligesia po sundon boten. Ligesia e krijoi e ligesia do e shkaterroje.

    Lini një Përgjigje