TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Dhjetor 2024, 08:18

“Kam miq në administratën e Trump”, Vuçiç paralajmëron zhvillime për Kosovën: Së shpejti do të takoj Putin në Moskë

Shkruar nga Pamfleti
“Kam miq në administratën e Trump”, Vuçiç
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin teksa mikpret homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç/ TASS

Vuçiç theksoi se Serbia ka shumë miq në administratën republikane të Trump, “shumë më shumë” sesa në administratën në largim të demokratit Joe Biden.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar mbrëmjen e djeshme në një intervistë për televizionin shteetëror në Beograd se po pret një ndryshim të politikës amerikane ndaj Kosovës, pasi Donald Trump të marrë detyrën si president i SHBA-së më 20 janar.

"Unë nuk mendoj se politika amerikane ndaj Kosovës do të ndryshojë shumë, por shpresoj se do të ndryshojë.Besoj se do të jetë e mundur.', u shpreh presidenti serb.

Ai shtoi se Serbia “ka shumë miq” në administratën republikane të Trump, “shumë më shumë” sesa në administratën në largim të demokratit Joe Biden.

“Ka shumë njerëz nga administrata Trump me të cilët po flasim, unë kam biseduar tashmë me disa prej tyre. Ata janë shpesh mysafirë në Beograd, disa kanë edhe punë në Beograd. Kemi edhe një serb të shquar, Rod Blagojeviç, i cili është shumë i pozicionuar dhe i respektuar në administratën Trump”, tha Vuçiç.

Shefi i qeverisë serbe tha më tej se ai po pret tërheqje të njohjes së Kosovës nga disa vende nga kontinenti i Azisë dhe Afrikës.

“Do të ketë diçka nga kontinentet e mrekullueshme të Azisë dhe Afrikës, edhe nga Amerika Latine”, iu përgjigj Vuçiç një gazetari të shërbimit publik.

Ai nuk specifikoi vendet në fjalë, por tha se Serbia mund të presë mbështetje nga "jugu global".

Ndërsa kur është fjala për Perëndimin – Kanadanë, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, Vuçiç është shumë pesimist teksa u shpreh se “nuk kemi çfarë të kërkojmë atje”, për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

Në të njëjtën kohë, Vuçiç tha se Prishtina nuk mund të marrë shumicën në Kombet e Bashkuara.

Aleksandar Vuçiç, për RTS ka treguar gjithashtu edhe disa detaje për udhëtimin e tij në Rusi për të festuar 80 vjetorin e fitores mbi fashizmin në Moskë.

Vuçiç gjithashtu tha se ka pasur një bisedë të shkëlqyer me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe se më 9 maj do të shkojë në Paradën e Fitores në Moskë së bashku me Robert Fitz, kryeministrin e Sllovakisë.

 “Më 9 maj, duhet të shkoj patjetër në paradën e madhe në Moskë. Tetëdhjetë vjet fitore mbi fashizmin, për të cilat populli serb dha një kontribut të madh. Me Robert Fitzin jam marrë vesh që të shkojmë së bashku, ai do të vijë në Beograd dhe së bashku do të fluturojmë për në Moskë.”, tha Vuçiç./ Pamfleti

 

Lini një Përgjigje