
Autoritetet pushtuese ruse të Krimesë kanë filluar evakuimin e gadishullit të pushtuar. Kështu deklaroi Andriy Yusov, përfaqësues i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, duke shtuar se komanda dhe administrata ruse në gadishull po shesin shumë pasuri të paluajtshme dhe po i nxjerrin familjet e tyre nga Krimea.
Por privatisht u thuhet: mos u shqetësoni, gjithçka është e qetë, gjithçka është nën kontroll dhe se ‘operacioni special’ po shkon sipas planit...”, shtoi ai.
Ndërkohë Kremlini ka zvogëluar planet për një ofensivë të mëtejshme në Ukrainë këtë pranverë dhe do të fokusohet në mbrojtjen e territoreve të pushtuara në pritje të një avancimi nga forcat e Kievit që duhet të fillojë së shpejti! Kështu bën me dije agjencia Bloomberg!
Moska po kërkon gjithashtu të rekrutojë deri në 400,000 "ushtarë me kontratë" këtë vit për të zëvendësuar humbjet që ka pësuar deri më tani. Kështu, autoritetet ruse do të donin të shmangnin një tjetër mobilizim në shkallë të gjerë në funksion të fushatës për zgjedhjet presidenciale të marsit të ardhshëm.
Lini një Përgjigje