![]()
Terreni i thyer po e bën të vështirë arritjen e disa fshatrave të thella të goditura fort në Marok pas tërmetit që goditi të premten.
Shumë njerëz në rajon janë ende nën rrënoja me të gjitha komunitetet e tyre pothuajse të shkatërruara, tha Hashem Ahelbarra i Al Jazeera, nga rajoni i Marrakeshit.
“Dje ata arritën të shpëtonin dy persona. Ata shpresojnë ta përsërisin këtë sot. Por do të jetë e vështirë për këtë arsye: është jashtëzakonisht e vështirë të shkosh në këtë zonë. Më deshën rreth gjashtë orë për të shkuar me makinë nga aeroporti për në Talat N'Yaaqoub. Pashë rrugë që ishin të bllokuara nga shkëmbinj të mëdhenj që ranë nga mali menjëherë pas tërmetit. Kjo paraqet shqetësime të mëdha logjistike për autoritetet", tha ai.
Ndërkohë që ekipet e shpëtimit po luftojnë me kohën në përpjekje për të shpëtuar njerëzit e ndodhur nën rrënoja. Në këto zona të thella ende nuk është bërë e mundur arritje e ndihmave dhe ekspertëve gjë që mund të thellojë dhe më tej bilancin tragjik
Lini një Përgjigje