TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Mars 2023, 16:51

Guterres thirrje Moskës për rinovimin e marrëveshjes së grurit: Eksportet e ushqimeve janë thelbësore për sigurinë globale

Shkruar nga Pamfleti

Guterres thirrje Moskës për rinovimin e marrëveshjes së

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev, ku i bëri thirrje Rusisë që të pranojë zgjatjen e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi

Ata duan një zgjatje të marrëveshjes, e cila i lejon Ukrainës të eksportojë grurë nga portet e saj të bllokuara të Detit të Zi dhe lejon Rusinë të eksportojë ushqime dhe plehra.

Pas diskutimeve me Guterres në Kiev, Zelenskyy tha se marrëveshja e grurit është e nevojshme për botën dhe shmangien një krize ushqimore.

"Eksportet e ushqimeve dhe plehrave të Ukrainës dhe Rusisë janë thelbësore për sigurinë globale të ushqimit dhe çmimet e ushqimit", tha shefi i OKB-së.

Marrëveshja 120-ditore, e ndërmjetësuar fillimisht nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia në korrik dhe e zgjatur në nëntor, do të rinovohet më 18 mars nëse asnjë palë nuk kundërshton. 

Por Moska është shprehur se komplikimet në eksportet e saj bujqësore duhet të hiqen përpara se të lejojë që marrëveshja të rinovohet.

gueterres zelensky ukrainë

Lini një Përgjigje