Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale thuhet se shihet një folës në televizionin iranian i cili u shfaq për të dhënë lajmin e vrasjes së Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.
Dhe siç shihet në pamjet e publikuara, ai shpërtheu në lot ndërsa lexonte deklaratën.
Irani konfirmoi vdekjen e udhëheqësit të tij të dielën herët sipas kohës lokale, një ditë pasi filluan sulmet amerikane dhe izraelite në këtë vend.
Në këtë drejtim, raportojnë mediat e huaja, Irani ka shpallur 40 ditë zie pas vdekjes së Khameneit.
Here's the moment a tearful host on Iranian state TV confirmed this morning that Supreme Leader Ayatollah Ali Khamenei was killed in US and Israeli air strikes.
— Shayan Sardarizadeh (@Shayan86) March 1, 2026
The Iranian government has announced 40 days of mourning and a week-long holiday to mark Khamenei's death. https://t.co/OQSE4o2q8L pic.twitter.com/xpWTq0Yp3w
Siç u raportua më herët, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u vra në kompleksin e tij në kryeqytetin Teheran, raportuan mediat shtetërore iraniane.
Khamenei u vra "në zyrën e tij në shtëpinë e udhëheqësit" ndërsa "kryente detyrat e tij" në kohën e sulmit herët të shtunën, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Fars, shkruan CNN.
Lini një Përgjigje