TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Shkurt 2025, 17:32

Fundi i luftës/ Pas bisedës në telefon, gati takimi mes Trump dhe Putin

Shkruar nga Pamfleti

Fundi i luftës/ Pas bisedës në telefon, gati takimi mes Trump dhe

Pas telefonatës së një dite më aprë, Donald Trumo dhe Valdimir Putin pritet të takohen në një të ardhme të afërt dhe vend i takimit pritet të jetë Arabia Saudite.

“Herën e parë do të takohemi në Arabinë Saudite, do të shohim nëse mund të bëjmë diçka”, ka thënë Trump.

Më vonë, me sa duket, mund të ketë vizita të ndërsjella mes të dyve në vendet e tyre përkatëse. Trump nuk përmendi një datë konkrete për takimin e shumëpritur, boshtin e të cilit do ta përbëjë lufta e Ukrainës. Pas premtimeve të shumta të Trumpit se do të punojë për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit, tani pritet të shihet se çfarë mund të bëjë konkretisht presidenti amerikan për ta cuar deri në fund zotimin e tij, dhe me çfarë kostoje do të vijë kjo për vendin e përballur prej gati 3 vjetësh me agresionin brutal të Rusisë.

Mësohet se Trump dhe Putin folën në telefon për më shumë se një orë, e më pas kreu i shtetit amerikan informoi edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Trump tha se beson se Putini dëshiron paqe. E njëjta gjë vlen edhe për Zelenskyn. “Dua të shoh ndalimin e vrasjeve të njerëzve,” theksoi Trump.

Uashingtoni dhe Moska ranë dakord të fillojnë menjëherë bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Trump shkroi në platformën e tij “Truth Social” se ai dhe presidenti rus do të bashkëpunojnë ngushtë.  Edhe Zelensky vetë u shpreh optimist pas bisedës së zhvilluar me Trump.

Lini një Përgjigje