TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Korrik 2025, 13:30

Flakët shkrumbojnë superjahtin luskoz në Saint Tropez 

Shkruar nga Pamfleti

Flakët shkrumbojnë superjahtin luskoz në Saint Tropez 

Një superjaht britanik me vlerë 80 milionë paund, i ankoruar në Rivierën Franceze në Saint Tropez, është përfshirë nga flakët gjatë së enjtes.

Zjarri përpiu bordin e Sea Lady II, një mjet lundrues 41 metra i gjatë që mund të akomodojë rreth 10   persona dhe mund të merret me qira për 65 mijë euro në javë.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shfaqin shtëllunga tymi që dalin nga jahti ndërsa zjarrfikësit përpiqen të mbërrijnë sa më shpejt.

“Tymi u raportua pak pas orës 8 të mbrëmjes. Pjesa e përparme e jahtit shpërtheu në flakë që më pas shkuan drejt pjesës së poshtme”, tha një zëdhënës i emergjencave.

U shpëtuan dy persona që mendohet se janë anëtarë të ekuipazhit, 24 dhe 35 vjeç. Të dy ishin të  asfiksuar nga tymi, por nuk kishin marrë dëmtime të tjera.

Shërbimet e emergjencës lëvizën jahtet e tjera përreth dhe vendosën pengesa kundër ndotjes për të kufizuar ndikimin mjedisor.

Sipas zyrtarëve, Sea Lady II kishte gjasa të fundosej. Njëkohësisht, vijojnë hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrit.

Lini një Përgjigje