TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Prill 2023, 13:07

Filo-rusët mblidhen në Beograd/ Një ditë para zgjedhjeve në Veri, Vuçiç tregon forcën ushtarake krah Orban-it dhe Dodik-ut

Shkruar nga Pamfleti

Filo-rusët mblidhen në Beograd/ Një ditë para zgjedhjeve

Teksa nesër në veri të Kosovës do të mbahen zgjedhjet në 4 komunat me shumicë serbe, Beogradi ka demonstuar sot forcën ushtarake.

Më shumë se 5 mijë pjesëtarë të ushtrisë, rreth 2300 armë dhe pajisje ushtarake dhe më shumë se 60 avionë janë bërë pjesë e një demonstrimi të mbajtur në aeroportin ushtarak në Batajnicë, me rastin e Ditës së Ushtrisë Serbe.

Prezantimi filloi me një kërcim me parashutë nga anëtarët e Brigadës së 63-të të Parashutës, të cilët mbërritën me një helikopter H145.

Në këtë aktivitet morën pjesë presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri hungarez Viktor Orban, si dhe lidershipi politik i Republikës Srpska - Presidenti i RS Milorad Dodik, Kryetarja e Presidencës së BiH-së, Zheljka Cvijanoviç, si dhe kryeministri i Qeveria Srpska Radovan Višković. Pra mbështetësit më të mëdhenj të Rusisë u mblodhën në Beograd.

“Jam i lumtur që mirëprita edhe një herë një mik të madh të Serbisë, Viktor Orban dhe që marrëdhëniet serbo-hungareze janë në nivelin më të lartë në historinë e popujve dhe vendeve tona”, ka shkruar Vuçiç në profilin e tij në Instagram.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviç, tha në një intervistë për RTS se deri më tani një shtrirje dhe përmbajtje e tillë e ekspozimit të armëve dhe pajisjeve ushtarake nuk është parë në Serbi dhe shtoi se do të jenë më shumë se 50 avionë në qiell. Po ashtu do të ekspozohet sistemi i ri i raketave me rreze të shkurtër “Mistral”. /Pamfleti

Filo-rusët mblidhen në Beograd/ Një ditë para zgjedhjeve

vucic armatime beograd

Lini një Përgjigje