
Ata janë njohur si “fëmijët e Ceausescut” si referencë për liderin stalinist, i cili e ka udhëhequr një prej regjimeve më të shtypëse të Evropës Lindore, deri në rrëzimin e tij më 1989, bashkë me shumë shtete të bllokut lindor në rajon.
Gjatë më shumë se dy dekadave në pushtet, Ceausescu, e ka krijuar një prej politikave më radikale në botë për lindjet e grave, duke e bërë të paligjshëm abortin për gratë nën 40 vjeç, me më pak se katër fëmijë.
Ndonëse këto masa kanë rezultuar me rritje të numrit të lindjeve, shumica prej fëmijëve, që kanë lindur nëpër familje të varfra, kanë përfunduar nëpër jetimore dhe qendra tjera.
Pas rënies të komunizmit janë shpërfaqur kushtet e rënda në këto institucione dhe imazhet e fëmijëve thatanikë kanë marrë vëmendje botërore.
Pavarësisht punës së IICCMER-it për ta zbuluar numrin e saktë të viktimave që janë përballur me fatin e njëjtë në këto institucione, askush nuk është mbajtur ende përgjegjës, ndonëse Instituti ka dërguar shumë lëndë në prokurori kundër individëve.
Pavarësisht kësaj, asnjë person i lidhur me këto institucione nuk është gjykuar, e lëre më që të shpallet fajtor për vrasjet.
Shërbimi rumun i Radios Evropa e Lirë, ka analizuar dokumentet e lidhura me shtëpinë e fëmijëve Cighid, e cila ka operuar për 30 muaj në periudhën 1987-1989.
Shtëpia është ndërtuar, sepse objektet në rajon, që kanë trajtuar fëmijët e sëmurë, kanë qenë plot, atëbotë.
Dokumentet tregojnë se, prej 138 fëmijëve që kanë vdekur aty, 84 kanë qenë trevjeçarë, mosha minimale që kanë mundur të merren ligjërisht prej familjeve.
Shkaku më i shpeshtë i vdekjeve, ka qenë një lloj pneumonie që prek bronket në mushkëri.
“Mendojeni një familje prej elitës në Rumaninë komuniste, ku një fëmijë studion mirë, dhe tjetri është më pak i bekuar. Shumica prej tyre – sepse në lista ka edhe fëmijë prej familjeve krejtësisht normale – janë bërë artistë, mësues, gjeneralë. Edhe ata kanë qenë nëpër këto institucione”, ka thënë Popa.
Një analizë që ua ka bërë Radio Evropa e Lirë këtyre dokumenteve, ka gjetur që atë kohë ka qenë diçka normale që këto institucione të kërkojnë pagesa prej familjeve, për fëmijët që i kanë pasur aty.
“Natyrisht, kjo tingëllon qesharake, mirëpo atëherë kanë qenë mijëra shkolla, mijëra jetimore, që kanë mbetur pa fonde, dhe që thjesht janë detyruar ta shesin punën e punonjësve”, ka thënë sqaruar Popa.
Rrallëherë, për të mos thënë ndonjëherë, shëndeti i fëmijëve është marrë për bazë, kur autoritetet kanë vendosur se kush do të duhej të dërgohej në shtëpitë famëkeqe.
Fëmijët nga familjet më të varfra, disa prej tyre me probleme fizike dhe mendore, janë dërguar atje, ka thënë Popa.
Madje edhe fëmijët e rumunëve me nam, nuk janë kursyer me raste.
Sipas historianit, autoritetet komuniste të Rumanisë, kanë vepruar me dëshirën për “të shfarosur kategori të ndryshme të shoqërisë”./REL
Lini një Përgjigje