TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Mars 2025, 11:09

Erdogan bëhet viral, në lutjen e Fitër Bajramit sulmon Netanyahun: Allahu e mallkoftë Izraelin (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Erdogan bëhet viral, në lutjen e Fitër Bajramit sulmon
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Një video e Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan është bërë virale në rrjetin ‘X’, gjatë lutjeve të Fitër Bajramit të dielën.


Sipas videos Erdogan foli në Xhaminë e Madhe në Stamboll, ku ishte i pranishëm edhe kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë, Ali Erbas, i cili mbajti një predikim.

“Ne të gjithë e dimë se çfarë po ndodh në Palestinë”, duke bërë thirrje kundër Sionizmit dhe Izraelit.
Ai gjithashtu uroi mëshirë për dëshmorët dhe shërim të shpejtë për të plagosurit, duke iu referuar si militantëve të Hamasit dhe Xhihadit Islamik. Nga ana tjetër ai iu referua dhe civilëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas.", tha Erdogan gjatë fjalimit të tij. 

Erdogan dëgjohet dhe në video të ketë thënë edhe: “Allahu e mallkoftë Izraelin sionist”.

erdogan izrael

Lini një Përgjigje