TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Prill 2023, 09:52

E rëndë në Tunizi, përmbyten dy varka; humbin jetën 70 persona

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Tunizi, përmbyten dy varka; humbin jetën 70

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tunizi ku të paktën 70 emigrantë kanë humbur jetën, pasi dy varka u mbytën sot pranë qytetit Sfax, tha përfaqësuesi i gjykatës lokale Faouzi Masmoudi.

Bëhet me dije se nga dy varkat që u mbytën u shpëtuan rreth 47 persona.

Sakaq, emigrantët kishin destinacion Italinë.

Tunizia është bërë qendër për migrantët të cilët duan të arrijnë në Evropë. Kombet e Bashkuara kanë thënë se të paktën 12.000 migrantë që kanë arritur këtë vit në brigjet italiane, ishin nisur nga Tunizia. Kjo shifër ishte 1.300 në periudhën e njëjtë në vitin e kaluar.

Megjithatë, rojet bregdetare tuniziane kanë thënë se po ndërmarrin hapa për të ndaluar migrantët që të kalojnë Mesdheun, duke argumentuar se kanë ndaluar rreth 80 anije që ishin nisur drejt Evropës në katër ditët e fundit. Autoritetet tuniziane po ashtu kanë thënë se kanë arrestuar mbi 3.000 migrantë.

tunizi varka 70 persona humbje jete

Lini një Përgjigje