
Zëdhënësi Dmitry Peskov duke komentuar dorëheqjen e Yermak, pohoi se ky zhvillim mes skandalit të korrupsionit në Ukrainë, tregon një krizë në Kiev. Ai vijoi t’i hidhte ‘benzinë zjarrit’, duke deklaruar se korrupsioni që ka përfshirë Ukrainën ka të bëjë me paratë që SHBA dhe BE-ja i ka dhënë Kievit.
"Ngjarjet që po zhvillohen në Kiev tregojnë një krizë të thellë politike, të shkaktuar nga skandalet e korrupsionit. Nuk mendoj se dikush mund t'i përgjigjet pyetjes tani se ku do të çojë kjo në fund të fundit. Pasojat mund të jenë shumë të ndryshme. I gjithë ky korrupsion ishte dhe është i lidhur me paratë që amerikanët dhe evropianët dhanë për luftën, ky është një fakt. Dhe në përputhje me rrethanat, si në Amerikë ashtu edhe në vendet evropiane, ata ndoshta po pyesin veten se çfarë do të ndodhë me regjimin e Kievit nesër. Kjo është gjithashtu e qartë", tha ai.
Disa figura të Moskës, si i dërguari i investimeve i Putinit, Kirill Dmitriev, dhe ish-presidenti Dmitry Medvedev, e kanë marrë dorëheqjen si një mundësi për të sulmuar Ukrainën. Peskov dha gjithashtu një afat kohor më specifik se kur Putini do të takohet me të dërguarin e Donald Trump, Steve Witkoff.
"Në gjysmën e parë të javës. Do ta shpallim datën në kohën e duhur", u tha Peskov gazetarëve.
Lini një Përgjigje