TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Mars 2024, 08:12

Dodik i përgjigjet Escobar: Republika Srpska funksionon edhe nën trysni tinëzare

Shkruar nga Pamfleti

Dodik i përgjigjet Escobar: Republika Srpska funksionon edhe nën

Presidenti i Republikës Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, Milorad Dodik tha se entiteti serb “ka forcë” dhe se ai mund të funksionojë edhe “nën trysni të madhe tinëzare” nga Shtetet e Bashkuara.

Ai i është përgjigjur zyrtarit të lartë amerikan Gabriel Escobar, i cili u shpreh të premten se ky entitet nuk ka kapacitet për të qenë i pavarur.

“Ata frikësohen se nuk po qeverisin këtu ashtu siç duan dhe pikërisht këtu Republika Srpska e tregon fuqinë e saj. Ata po përpiqen të shkatërrojnë Marrëveshjen e Dejtonit për paqe dhe për këtë na fajësojnë ne. Prandaj Republika Srpska ka forcë”, tha Dodik në rrjetin social X.

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, tha në një intervistë se nuk mendon se Republika Srpska ka forcë të ndahet nga Bosnja, me gjithë kërcënimet e Dodikut për ta bërë një gjë të tillë.

“Ndonëse kërcënimet e Dodikut shkaktojnë dëm, nuk mendoj që një entitet i varfër me 750.000 njerëz, që është në borxhe në rritje, do të ketë kapacitet për të sfiduar NATO-n apo për të shpallur pavarësinë dhe për të qenë i qëndrueshëm”, u shpreh Escobar.

Dodik tha gjithashtu qëllimi i Escobarit ishte ta shfaqë Republikën Sërpska “si një vend i keq, i cili nuk mund të jetojë pa ndihmën dhe mbështetjen e tyre”.

“Nëse amerikanët po lobojnë që Kosova të jetë shtet, pse t’u pengojë Republika Sërpska si shtet. Republika Sërpska ka paga më të mira, ekonomi më të sigurt dhe eksport më të madh, më pak borxhe; ka gjithçka më të mirë se ai përbindëshi nga i cili ata po përpiqen të krijojnë shtet”, shkroi Dodik.

Ai pretendoi se Shteteve të Bashkuara janë përpjekur ta “dëmtojë” Republikën Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë “për tri dekada” dhe se deklarata e fundit e Escobarit nuk është rastësi por vjen në një kohë kur Bosnja e Hercegovina duhet të hapë bisedimet për anëtarësim në Bashkim Evropian.

“Ata nuk bëjnë asgjë, na sanksionojnë, i kërcënojnë bankat për të mos bashkëpunuar me Qeverinë, me autorietet e Republikës Sërpska, e akuzojnë Dodikun, mua, janë të bezdisur nga lidhjet tona me presidentin (e Rusisë) Vladimir Putin dhe që ne po i nisim bisedimet me BE-në”, shtoi ai.

 

 

Lini një Përgjigje