TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Korrik 2024, 13:02

Dha dorëheqjen pas disfatës në zgjedhje, Macron i kërkon Attal-it të qëndrojë kryeministër

Shkruar nga Pamfleti

Dha dorëheqjen pas disfatës në zgjedhje, Macron i kërkon

Kryeministri i Francës, Gabriel Attal ka dorëzuar dorëheqjen te Presidenti Emmanuel Macron, pas rezultatit të zgjedhjeve të ditës së djeshme.

Sipas mediave të huaja, Presidenti Macron, i ka kërkuar kryeministrit Attal, i cili vjen nga partia e tij, që të qëndrojë në detyrë deri në një moment të dytë.

Lajmin e bëri të ditur vetë zyra e Macron përmes një deklarate, ku thuhet se kjo po bëhej me qëllim që të sigurohej stabiliteti i vendit.

“Presidenti i ka kërkuar Gabriel Attal-it të mbetet kryeministër për momentin, në mënyrë që të sigurohet stabiliteti i vendit”, tha zyra e Macron.

Attal kishte thënë më parë se do të ofronte dorëheqjen e tij, por shtoi se ishte i përgatitur të qëndronte në detyrë më gjatë si kujdestar, gjë që sipas tij, i takonte presidentit të vendoste.

Lini një Përgjigje