
Tre dekada pas rënies së diktaturës së Enver Hoxhës dhe hapjes së kufijve të Shqipërisë, rreth 60% e popullsisë së rritur të vendit donte të largohej, sipas një sondazhi të Gallup të publikuar në dhjetor 2018...
Qeveria britanike thotë se marrëveshja e saj me Shqipërinë në dhjetor ka reduktuar numrin e emigrantëve shqiptarë që vijnë me varka të vogla.
"Kam negociuar gjithashtu një marrëveshje të re me Shqipërinë, e cila përbënte një të tretën e të gjithë mbërritjeve të varkave të vogla dhe kjo tashmë po jep rezultat. Ne kemi kthyer 500 emigrantë të paligjshëm në Shqipëri dhe po shohim shumë më pak të ardhur si rezultat", tha kryeministri, Rishi Sunak në një konferencë shtypi më 7 mars.
Por sa emigrantë shqiptarë vijnë në Britaninë e Madhe?
Ka pasur një rritje të shpejtë të numrit të emigrantëve shqiptarë që kalojnë Kanalin Anglez.
-Në vitin 2020, 50 emigrantë mbërritën me varka të vogla.
-Në vitin 2021, numri kaloi mbi 800 emigrantë.
-Në vitin 2022, mbërritën 12,301 emigrantë, duke shënuar një rekord.
Shifra për vitin 2022 përbënte 28% të mbërritjeve me varka të vogla, që është disi më pak se një e treta e sugjeruar nga kryeministri. Shumë prej tyre janë burra beqarë, që përfaqësojnë rreth 1% të meshkujve në moshë pune në Shqipëri, sipas shifrave nga Eurostat.
A ka rënë numri i tyre?
Nga emigrantët shqiptarë që mbërritën me varka të vogla në vitin 2022, 95% mbërritën midis majit dhe tetorit. Shifrat ishin shumë më të ulëta në nëntor ku mbërritën vetëm 166 varka dhe në dhjetor vetëm 28. Por kjo rënie e ndjeshme nuk mund të jetë tërësisht për shkak të marrëveshjes së bashkëpunimit midis MB dhe Shqipërisë, sepse ajo nuk u nënshkrua deri më 13 dhjetor.
Ende nuk janë publikuar shifra për mbërritjet të ndara sipas kombësisë për vitin 2023. Ne i kemi kërkuar Home Office që shifrat të mbështesin pretendimin e kryeministrit, por na është thënë se ato nuk do të jenë të disponueshme derisa të publikohen në maj.

Sa shqiptarë kthen Britania e Madhe?
Në 12 muajt deri në fund të shtatorit 2022, gjithsej 900 shqiptarë u larguan nga Britania e Madhe, me 469 të tjerë që u kthyen vullnetarisht. Këto janë shifrat më të fundit që janë publikuar. Shqiptarët përfaqësonin numrin më të lartë të shkelësve të huaj të dëbuar në vitin 2022.
Home Office thotë se që nga njoftimi më 13 dhjetor, më shumë se 500 emigrantë të paligjshëm janë kthyer në Shqipëri, por këto shifra nuk do të publikohen deri në gusht.
Më shumë se 500 largime të detyrueshme në pak më pak se tre muaj do të ishin shumë. Ne nuk kemi parë asgjë të përafërt me këtë për një tremujor të vetëm që nga 461 largimet midis tetorit dhe dhjetorit 2016, megjithëse sigurisht që ka pasur një numër jashtëzakonisht të madh të mbërritjeve në vitin e kaluar. Dimë gjithashtu se më 12 janar 2023, Britania e Madhe deportoi 43 persona në Shqipëri, 27 prej të cilëve kishin kryer vepra penale sipas Ministrisë së Brendshme.
Çfarë është marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar me Shqipërinë në dhjetor?
Ngritja e një grupi të përbashkët pune për të penguar migrimin e paligjshëm. Mbretëria e Bashkuar ra dakord të ndihmojë me shërbimet për të mbështetur ata që kthehen në Shqipëri. Vendet do të ndajnë informacione për të reduktuar migrimin e paligjshëm dhe për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.
Sunak gjithashtu njoftoi se donte të rriste numrat e kthyer në Shqipëri duke, ngritur një njësi të re me 400 specialistë për të përpunuar çështjet shqiptare. Ngritja e pragut që dikush duhet të përmbushë për t'u konsideruar viktimë e "skllavërisë moderne. Udhëzim i ri për punonjësit se Shqipëria është një "vend i sigurt" dhe dërgimi i zyrtarëve kufitarë të Mbretërisë së Bashkuar në aeroportin e Tiranës, kryeqyteti i Shqipërisë.
Sa emigrantë shqiptarë marrin azil?
Në vitin 2022, 85% e shqiptarëve të mbërritur me varka të vogla kanë paraqitur kërkesa për azil. Vetëm 68 prej tyre (0.7%) kanë marrë një vendim fillestar dhe asnjërit nuk iu dha statusi i refugjatit ose një lloj tjetër leje qëndrimi.
Në përgjithësi, 53% e pretendimeve nga shqiptarët pranohen. Shumica janë nga gra dhe fëmijë. Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka thënë se disa emigrantë shqiptarë pretendojnë në mënyrë të rreme se janë viktima të trafikimit, duke përdorur letra standarde për të aplikuar për ndihmë.
Në vitin 2022, 13% e shqiptarëve (1719 persona) që mbërritën me varka të vogla iu referuan Mekanizmit Kombëtar të Referimit për skllavërinë moderne. Ky është numri më i lartë se për çdo vend tjetër. Ndërsa emigrantë të tjerë shqiptarë zhduken dhe punojnë ilegalisht në MB, përpara se të kthehen në shtëpi,
Por shqiptarët mund të aplikojnë për të hyrë në MB me vizë turistike, biznesi apo studimi. Në vitin 2022, Britania e Madhe mori 31.965 aplikime për viza turistike nga shtetas shqiptarë dhe 22.359 prej tyre e fituan vizën.
Si krahasohet Mbretëria e Bashkuar me pjesën tjetër të Evropës?
Në nëntë muajt e parë të vitit 2022, Franca përpunoi më shumë kërkesa për azil nga shqiptarët sesa Britania e Madhe, por shumicën prej tyre i refuzoi. Gjermania dhe Greqia ishin të radhës, të ndjekura nga Britania e Madhe, e cila dha azil në një shkallë dukshëm më të lartë se të tjerët, përveç Republikës së Irlandës.
Një ekspert i migracionit vuri në dukje se disa vende kanë qenë më të shpejta në marrjen e vendimeve për azilin sesa Britania e Madhe. Vendet e BE-së duket se e kanë pasur të vështirë të kthejnë azilkërkuesit e pasuksesshëm në vendet e tyre të origjinës, megjithëse nuk ka statistika për këtë.
Çfarë i bën emigrantët të largohen nga Shqipëria?
Më 7 dhjetor 2022, Qirjako Qirko, ambasadori shqiptar në MB u tha deputetëve se disa emigrantë shqiptarë vijnë në MB për të kërkuar mundësi biznesi. Ai gjithashtu pohoi se disa "priteshin" të ishin viktima të skllavërisë moderne. Duke folur para të njëjtit komision, eksperti i Ballkanit Andi Hoxhaj vlerësoi se rreth 40% e njerëzve largohen nga Shqipëria nga "pa mundësia ekonomike".
Tre dekada pas rënies së diktaturës së Enver Hoxhës dhe hapjes së kufijve të Shqipërisë, rreth 60% e popullsisë së rritur të vendit donte të largohej, sipas një sondazhi të Gallup të publikuar në dhjetor 2018.
Dhe arsyet kryesore të largimit të tyre rezulton të ishin korrupsionin, pagat e ulëta, kushtet e këqija të punës dhe cilësia e ulët e jetës./Përshtati "Pamfleti" nga "BBC"
Lini një Përgjigje