
Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, gjatë fjalës së tij në forumin e Bledit në Slloveni, tha se BE duhet të ndryshoje qasje për vendet e Ballkanit Perëndimor sa i përket anëtarësimit të tyre, pasi sipas tij ndoshta mund të vijë një kohë që “nuk do të jemi më entuziast për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian”.
Ai shtoi gjithashtu se njerëzit tanë mirëpriten në BE, ndërsa shteti ynë jo.
"Ne jemi vende euro-optimiste, jemi vende të qejfit dhe diellit. S’kemi probleme me fqinjët, më në fund kemi dhënë rezultate kundër krimit. Por pyetja shtrohet, nganjëherë liderët e BE-së nuk e dinë ndonjëherë se çfarë kërkojnë. Ne e dimë se çfarë duhet, ne duam të jemi pjesë e BE-së.
Nëse duam të kemi zgjerimin e BE-së që është rrugë me dy kalime, është dhe në interes të BE-së. Unë mendoj se pas disa kohëve ne do ti japim mundësi një pale tjetër të jetë e përfshirë në Ballkanin Perëndimor.
Njerëzit tanë janë të integruar në BE, ne nuk kemi punëtorë në vendin tonë se të gjithë janë në BE. Njerëzit tanë mirëpriten në BE, ndërsa shteti jonë JO. Si mundemi ne të bëjmë partneritetin sa më të ngushtë, jo të duhet Ballkani Perëndimor si një rajon krizash. Interesi i BE-së është të ketë sa më shumë anëtarë.
Nëse ne nuk ndryshojmë diçka, të jeni të sigurt që pas disa kohësh do të vijë drejt euroskepticizmit dhe do t’i japim mundësinë një pale të tretë dhe nuk do e kemi më atë entuziazëm që t’u bërë pjesë.
Dhe diçka, miku im Dimitri tha diçka për punëtorët, njerëzit tanë janë të integruar në BE, ne nuk kemi punëtorë në vendin tonë se të gjithë janë në BE, dhe pyetja është që si është e mundur që njerëzit tanë mirëpritën në Europë, por jo vendet tona?
2030 është momenti ynë për ne, për Malin e Zi, nuk mund të ndryshojmë opinionin e BE-së por gjëja kyçe është të dimë rregullat. Por nuk është e drejtë të thoni bëni këtë, ndoshta nuk është momenti por të presim për një moment tjetër", tha Abazoviç.
Lini një Përgjigje