
Presidenti Donald Trump gjatë takimit me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington nuk dha detaje mbi kushtet e mundshme të një marrëveshje paqeje mes Kievit dhe Moskës. Trump tha se nuk e ka idenë nëse Ukraina do të duhej të lëshonte territor si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.
"Nuk e di kurrë. Lufta është shumë interesante. Nuk e di kurrë. Thjesht nuk e di kurrë me luftën. Me luftën dhe paqen, nuk e di kurrë”, tha Trump.
Presidenti i SHBA-ve ka mbajtur qëndrime të ndryshme mbi këtë çështje. Përpara takimit të tij me presidentin rus Vladimir Putin në gusht, ai tha se “shkëmbimet e territoreve” do të ishin të nevojshme që lufta të përfundonte.
Më vonë, ai ndryshoi mendje, duke thënë se besonte që Ukraina mund të rifitonte të gjithë territorin e pushtuar tani nga Rusia.
Përgjigja e sotme sugjeroi se presidenti po pret të shohë se si do të vazhdojnë negociatat përpara se të ofrojë një këndvështrim tjetër.
Lini një Përgjigje