
Presidenti rus, Vladimir Putin gjatë një interviste me gazetarin amerikan Tucker Carlson ka rrëfyer një bisedë sekrete të zhvilluar me ish-presidentin e SHBA-së, Bill Klinton.
Putin deklaroi se asokohe i kishte propozuar ish-presidentit amerikan Bill Klinton që Rusia t’i bashkohej aleancës ushtarake NATO, ide të cilinë disi Klinton e kishte pranuar sipas tij.
Por më pas rrëfen Putin, në një bisedë të bërë më vonë në mbrëmje, Klinton i kishte thënë se diçka e tillë nuk ishte e mundur!
“I kam thënë presidentit Klinton kur ishte në Moskë nëse Rusia do të kërkonte të hynte në NATO a do ta pranonit. Klinton më tha, ‘nuk e di, ndoshta’, pastaj folëm përsëri në mbrëmje dhe më tha ‘kam biseduar me ekipin tim dhe përgjigjja është jo’”, deklaroi Putin.
Gjithashtu, ai gjatë kësaj interviste arsyetoi pushtimin e territorit ukrainas duke dhënë “leksione historie” dhe duke arsyetuar veprimet ushtarake në Kiev. Vendet perëndimore i kanë vendosur sanksione të shumta Rusisë.
Lini një Përgjigje