
Elon Musk i atribuoi problemet serioze që u shfaqën sot, të hënën, në mbarë botën, ndaj rrjetit ‘X’ një sulmi masiv dhe të koordinuar kibernetik.
Në një postim të fundit, Musk tha se "sulmi masiv kibernetik është ende në vazhdim".
Ai shton se “ na sulmojnë çdo ditë, por kjo është bërë me shumë burime”. Një grup i madh i koordinuar dhe/ose një vend është i përfshirë ."
Dhe përfundon duke shkruar se “ po e kërkojmë... ”.

Përdoruesit në mbarë botën raportuan të hënën se aksesi është i vështirë apo edhe i pamundur si nga aplikacioni ashtu edhe nga faqja e internetit.
Disa përdorues panë mesazhe gabimi nga Cloudflare , një rrjet i shpërndarjes së përmbajtjes dhe ofrues i shërbimit të sigurisë kibernetike.
Sipas faqes së specializuar Downdetector, rreth orës 18:15 rreth 10700 përdorues nuk kishin akses në platformë. Megjithatë, më parë ky numër ishte më i lartë, duke arritur deri në 40,000 përdorues.
Për momentin nuk ka një njoftim zyrtar nga rrjeti për natyrën e problemeve.

Sakaq, grupi i hakerëve "Dark Storm Team" thuhet se ka marrë përgjegjësinë për një sulm DDoS në platformë, sipas një postimi publik në Telegram.
Sulmi i llojit "DDoS" është një sulm për të prishur trafikun normal të një serveri, shërbimi ose rrjeti të targetuar duke e tejmbushur objektivin ose infrastrukturën përreth tij me një vërshim të madh trafiku, çka sjell daljen e serverave jashtë funksionit.
Lini një Përgjigje