
Pasojat e Uraganit Melissa në Xhamajka po dalin në sipërfaqe, me zyrtarët që thonë se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet.
Ministri i qeverisjes vendore, Desmond McKenzie gjatë një deklarate për mediat, tha se nuk mund të japë një përditësim të menjëhershëm mbi numrin e të vdekurve, por ky informacion do të publikohet më vonë.
"Ajo që do të them është se ka pasur viktima dhe, bazuar në informacionin tonë, do të ketë më shumë", tha ai.
McKenzie, theksoi se strehimoret do të mbeten të hapura dhe hodhi poshtë dezinformatat e përhapur në mediat sociale, duke pretenduar në mënyrë të rreme se strehimoret do të mbyllen sot.
Ai thotë se janë 521 strehimore në funksion, të cilat aktualisht strehojnë rreth 13,000 njerëz.
“Numri i njerëzve në strehimore është zvogëluar gjatë ditës së fundit, pasi disa njerëz kanë qenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre” tha ai.
Kujtojmë se të paktën pesë persona kanë vdekur në Xhamajka gjatë uraganit Melissa.
Lini një Përgjigje