TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Gusht 2024, 20:59

Zjarri në Prespë del jashtë kontrollit, rrezikohet dogana e Goricës; kërkohet ndërhyrje nga ajri

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në Prespë del jashtë kontrollit, rrezikohet dogana e

Vazhdon të jetë alarmante situata e zjarrit në Prespë, për shkak të përhapjes në shumë drejtime. Nga informacionet më të fundit, mësohet se sipërfaqja e djegur i kalon 150 hektarë bimësi.

Aktualisht raportohet se vatrat e zjarrit janë përhapur aq shumë sa kanë dalë nga kontrolli dhe rrezikojnë të përfshijnë edhe doganën e Goricës dhe fshatin Goricë e Madhe.

Zjarri në Prespë del jashtë kontrollit, rrezikohet dogana e

Nga ana tjetër, zjarri po merr edhe në drejtim të Pogradecit përgjatë Malit të Thatë. E vetmja alternativë duket se mbetet ndërhyrja nga ajri ndërsa pritet të vendoset në vijim se si do të ndërhyhet në zonë pasi rikujtojmë se me mjete rrethanore është tashmë e pamundur për të vënë nën kontroll flakët dhe për ti shuar ato.

Zjarri në Prespë del jashtë kontrollit, rrezikohet dogana e

Kujtojmë gjithashtu se pak më parë Ministria e Mbrojtjes informoi se rreth 19 vatra zjarri janë aktive në vend dhe po punohet për shuarjen e tyre.

Zjarri në Prespë del jashtë kontrollit, rrezikohet dogana e

Lini një Përgjigje