
Kreu i PL-së, Ilir Meta vijon të habisë me videot që hedh në rrjetet e tij sociale. Kohët e fundit ai ka shpërndarë postime në rrjete sociale nga Alpet dhe Bjeshkët e Shqipërisë dhe Kosovës, herë duke kërcyer dhe herë duke u hedhur në ndonjë liqen apo lum.
Ndërkohë në një video të hedhur sot në profilin e tij në “Facebook”, ish-presidenti shfaqet i zhytur tërësisht në një përrua në Prevallë, dhe pas disa sekondash ai ngrihet në stilin e mundësit të “WrestleMania”, “Undertaker”, duke përshëndetur ndjekësit.
Kohët e fundit Meta ka paraqitur një luhatje mes dy ekstremeve, ku ose shfaqet duke sharë dhe kërcënuar drejtësinë e SPAK, ose në ndonjë vend relaksues duke habitur ndjekësit me “fizikun dhe aftësitë” e tij.!
Lini një Përgjigje