
Vijojnë flakët në fushën e mbetjeve urbane në qytetin e Vlorës.
Në ndihmë të forcave zjarrfikëse për shuarjen e flakëve ka shkuar një helikopter i forcave të armatosura.
Zjarrfikësit kanë punuar gjatë gjithë natës për shuarjen e flakëve, por nuk ja kanë dalë ta shuajnë të gjithë zjarrin.
Janë dy vatra zjarri ende aktive dhe u desh ndërhyrja e helikopterit.
Flakët e zjarrit në Vlorë u ndezën një ditë më parë duke u përhapur me shpejtësi të madhe duke përhapur panik tek banorët dhe pushuesit.
Lini një Përgjigje