TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Dhjetor 2024, 21:40

"Zgjasni mandatin për prokurorët e SPAK"/ Anila Hoxha tregon mesazhin e koduar të SHBA

Shkruar nga Pamfleti

"Zgjasni mandatin për prokurorët e SPAK"/ Anila Hoxha tregon

Gazetarja Anila Hoxha ka folur lidhur me mesazhin e dhënë sot nga amerikanët për zgjatjen e mandatit për prokurorët e SPAK.

Anila Hoxha tha se edhe nëse nuk do të ketë zgjatje të mandatit për prokurorët e SPAK, edhe pas mbylljes së mandatit do të vijojnë të jenë prokurorë të thjeshtë për të përmbushur mandatit 9 vjeçar.

“Nëse Dumani do qëndrojë në mandat deri në dhjetor 2025 dhe më tej nuk është më, ai vazhdon mandatin si një prokuror i thjeshtë. Do duhet të përmbushë mandatin 9 vjeçar sikurse prokurorët e tjerë. Nëse do jemi te këto parametra kushtetues që jemi për momentin. Mesazhi sot i amerikanëve ishte shumë domethënës. Unë e lexova si një mbështetje për prokurorët, sesi do hapen më tej kartat do duhet t’i shikojmë”, tha Hoxha për “TCH”.

 

Lini një Përgjigje