TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Qershor 2024, 15:00

Vrasja në Dhërmi, Rrumbullaku: Po kryhen procedurat për ekstradimin e shpejtë të autorit nga Greqia

Shkruar nga Pamfleti

 

Vrasja në Dhërmi, Rrumbullaku: Po kryhen procedurat për

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë Eraldo Nevruzi. Rrumbullaku deklaroi se po kryhen procedurat për ekstradimin e shpejtë nga Greqia të Gerald Shehut, autorit të vrasjes së Eraldo Nevruzit, i cili punonte si recepsionist në hotelin ku Shehu ishte bashkëpronar.

Gjatë një konference për mediat, Rrumbullaku u shpreh se policia ka dokumentuar me fakte dhe prova vrasjen. Ai e cilësoi ngjarjen në Dhërmi një krim të rëndë.

“Më lejoni të falenderoj strukturat e Policisë së Shtetit për dokumentimin e gnjarjes. Kemi pasur një koordinim shumë të mirë me parnerët. Jemi në procedurat e ekstradimit të shpejtë të personit. Kemi dokumentuar me prova. Po shkojmë drejt finalizimit”, tha Rrumbullaku.

 

Lini një Përgjigje