
Ka filluar seanca në Gjykata e Durrësit ku të pranishëm janë edhe tre fëmijët e Pëllumb Metës që akuzohen për vrasjen e baban të tyre në fshatin Shën Vlash.
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Hygerta Metën, Hysen Metën dhe Amaralido Metën.
Vajza e familjes dhe djali i madh Hyseni akuzohen për 3 vepra penale, pasi sipas akuzës janë pesonat që ideuan dhe realizuan planin e vrasjes.
Ndërkohë që vëllai i vogël akuzohet vetëm për veprën penale veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, për shkak se ndihmoi në transportimin e makinës për të përforcuar alibinë e zhdukjes.
Tre vepra penale do të rëndojnë mbi vajzën dhe djalin e madh të familjes: “Vrasje për shkak të marrrëdhënieve familjare e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.
Mbi djalin e vogël të familjes Amaralido Metën, 22-vjeç, do të rëndojë akuza për “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës’.
Kujtojmë se në ceremoninë e varrimit të Pëllumb Metës, ka marrë pjesë vetëm vajza e madhe e familjes, e martuar në Krujë, ndërsa 2 vëllezërit e saj dhe motra ndodhen pas hekurave, të akuzuar për vrasjen e planifikuar të të atit.
Pjesë e ceremonisë mortore nuk ishte as ish-bashkëshortja e të ndjerit, e cila është marrë në mbrojtje nga policia e Durrësit.
Kjo e fundit i trembej ndonjë konflikti të mundshëm mes vëllezërve të Pëllumbit dhe kunatës së tyre, prandaj e ka shoqëruar deri në familjen e babait të saj në Laç.
Në një deklaratë për mediat, drejtori i policisë së qarkut Durrës, Skënder Hitaj tha se Pëllumb Meta u qëllua më datë 10 shkurt nga djali i madh i familjes me 4 plumba nga një pistoletë model 54.
Ai i tha grupit hetimor se e kishte planifikuar vrasjen bashkë me motrën Hygerta Meta 19 vjeç, ndërsa vëllai tjetër 22-vjeçar ndihmoi në fshehjen e kufomës.
Lini një Përgjigje