TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2026, 11:55

UPDATE/ Edicioni i lajmeve ora 12:00, zhvillimet kryesore në pak minuta

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Edicioni i lajmeve ora 12:00, zhvillimet kryesore në pak minuta
UPDATE/ Edicioni i lajmeve ora 12:00

Lexues të “Pamfleti”, ju ftojmë të ndiqni edicionin informativ të mesditës, ku mes të tjerash veçojmë:

85 deputetë votojnë pro- Kuvendi miraton shkarkimin e Belinda Ballukut

Ditën e sotme Kuvendi ka miratuar shkarkimin e Belinda Ballukut, ku 85 deputetë kanë votouar pro vendimit.

Balluku zëvendësohet nga Albana Koçiu.

Ndërkohë Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, replikoi me kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi pasi ky i fundit akuzoi se po shkelet rregullorja në lidhje me raportin e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Belinda Ballukut.

Balla tha se demokrati Bardhi gënjeu dhe se Partia Socialiste është brenda afatit për t’u shprehur në lidhje me raportin e saj për këtë çështje. Ai sqaroi publikun se duke respektuar afatin raportet do të jenë gati në seancën më të parë, që i bie ajo e 12 marsit.
Kuvendi gjithashtu miratoi ndryshimet në qeveri të propozuara nga kryeminsitri Edi Rama.

Gazetari i kërkon llogari ministres- Pse mungojnë ilaçet për pacientët me sëmundje të rënda?

Gazetari Osman Stafa ka kapur "mat" ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, duke e pyetur publikisht pse mungojnë ilaçet për pacientët që vuajnë nga sëmundje të rënda, ndërsa ministrja u përpoq të justifikonte situatën me masat që, sipas saj, po ndërmerren për furnizimin me barna.
Gjatë një konference për shtyp të mbajtur për reformimin e shërbimit onkologjik në nivel kombëtar, Stafa ngriti shqetësimin për mungesën e disa medikamenteve të rëndësishme në spitalin Onkologjik.

“Ilaçet aktualisht në Onkologjik janë në mungesë. Dy ilaçe nuk gjenden: Abirateroni, ku të sëmurët me prostatë janë prej dy muajsh pa terapi, ndërsa Acidi folinik blihet si drogë nëpër cepa”, u shpreh gazetari.

Në përgjigje, ministrja Sala tha se janë marrë masa për të garantuar qëndrueshmëri në furnizimin me barna. Sipas saj, ekipet janë në gatishmëri për të adresuar situata emergjente që lidhen me pacientët.

Ajo shtoi gjithashtu se po punohet për hartimin e protokolleve të trajtimit të standardizuara sipas praktikave të Bashkimit Evropian, me qëllim sigurimin e një furnizimi më të qëndrueshëm me barna në të ardhmen.

Rama e shkarkoi si ministre, reagon Spiropali- “Jam e habitur që Berishës i doli fjala në Kuvend”

Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin nga detyra e ministres, Elisa Spiropali ka reaguar sot në Kuvend.

“Jam e habitur që Sali Berishës i doli fjala në Kuvend”, është shprehur ajo, duke reaguar ndaj debatit që u zhvillua në sallën e Parlamentit.

"Unë nuk flas vetëm anglisht, por edhe gjuhë tjetër të huaj. Por më mirë se shqipen nuk flas asnjë gjuhë. Edhe flas shqip, flas troç dhe flas sic duhet me Shqipërinë dhe për Shqipërinë. Cdo detyrë këtu në Kuvend është nder i madh. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur që i doli fjala dhe për asgjë tjetër.", tha Spiropali.

Menjëherë pas saj fjalën në Kuvend e mori për replikë, Sali Berisha.
Kreu i PD si kundërpërgjigje iu drejtua “S’e ke nga Berisha, jo, e ke nga vetja jote. Gëzoheshe se tani do bëheshe ti zv.kryeministre. Nuk e ke nga Sali Berisha atje, e ke nga vetja jote se more përpjetë”.

Diplomati Ferit Hoxha do ta zëvendësojë Spiropalin si ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme.
Ndërkohë sot në Kuvend kanë mbërrritur Ermal Nufi, Enea Karakaçi, Ferit Hoxha, ku pritet të votohen për të marrë zyrtarisht postet ministrore, një ditë pas dekretimit nga Presidenti Bajram Begaj.

Pas votimit në Kuvend, ministrat e rinj do të duhet të paraqiten edhe një herë në zyrën e Bajram Begajt përpara se sa të nisin zyrtarisht detyrën.
Betimi në Kushtetutë është hapi i fundit procedura që jep dritën jeshile ministrave që të hyjnë në zyrë.

Përplasja për banorët e Rrjollit- Sekretariati i Etikës përjashton Agron Shehajn 20 ditë nga Kuvendi

Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin e deputetit dhe kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga punimet e Kuvendit për një periudhë 20-ditore.

Vendimi erdhi pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, lidhur me incidentin e ndodhur gjatë seancës plenare të së hënës.

Gjatë zhvillimit të seancës, Shehaj zuri foltoren e Kuvendit dhe refuzoi ta lironte atë edhe pas tërheqjes së vëmendjes. Veprimi pengoi vijimin normal të punimeve parlamentare.
Pas shqyrtimit të rastit, Sekretariati i Etikës vendosi masën disiplinore që e përjashton deputetin nga aktivitetet parlamentare për 20 ditë.

Kujtojmë se në seancën e së hënës, Agron Shehaj u përjashtua nga Kuvendi, pasi u përplas me socialistët për banorët e Rrjollit. Këta të fundit janë në protestë që prej 1 muaji, pasi kundërshtojnë ndërtimin e resortit të Bashkim Ulajt, në tokën që e pretendojnë të tyren. Ai hodhi akuza për dhunë ndaj këtyre banorëve.
Gjatë fjalës së tij, Shehaj tha se banorët e Rrjollit po dhunohen dhe po u grabitet prona nga oligarku Bashkim Ulaj.

Opozita në këmbë, kaos në Kuvend -Si u tensionua situata në Parlament

Deputetët e Partisë Demokratike janë ngritur në këmbë dhe zaptuan foltoren e Kuvendit, duke pretenduar se është shkelur rregullorja dhe nuk u është dhënë fjala për procedurë. Tensionet nisën pas replikave mes kreut demokrat, Saali Berisha, dhe ish-ministres së Jashtme, Elisa Spiropali.
Kjo e fundit duke marrë fjalën në seancë tha se ishte e habitur që i doli fjala Berishës, i cili në seancat e mëparshme kishte paralajmëruar largimin e Spiropalit nga Qeveria. Por Berisha tha se Elisa Spiropali u largua për shkak të Belinda Ballukut.

Kreu demokrat kërkoi fjalën për replikë me Spiropalin, por drejtuesi i seancës nuk i dha fjalën me pretendimin se do të lexonte fillimisht rendin e ditës së punimeve të Kuvendit. Në këtë kuadër, Peleshi njoftoi se në Kuvend kishin mbërritur dekretet e Presidentit lidhur me emërimin e ministrave të rinj, ndërsa deputetët e PD-së, u ngritën duke shkuar në foltoren e Kuvendit.
Flamur Noka dhe më pas edhe Klevis Balliu dhe Ina zhupa ishin deputetët e parë që kërkuan nga Peleshi t’I jepte fjalën Berishës, i cili zaptoi foltoren, ndërsa Kuvendi votonte për dekretet e Presidentit, lidhur me shkarkimin e ministrave dhe emërimin e emrave të rinj si pjesë e Kabinetit Qeveritar.

Për më shumë, kliko në linkun e lajmeve të orës 12.00

 

Lini një Përgjigje