TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Mars 2025, 08:20

Tragjedia e Koçanit, ambasadori shqiptar e konfirmon: Asnjë shqiptar nuk ka humbur jetën nga ngjarja

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedia e Koçanit, ambasadori shqiptar e konfirmon: Asnjë shqiptar
Denion Meidani

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, në një reagim për "Off the Record", ka konfirmuar se teksa vazhdon procesi i identifikimit të viktimave, nuk ka asnjë shtetas shqiptar që të ketë humbur jetën në diskotekën e Koçanit.

Konfirmohet gjithashtu që tëpaktën deri më tani nuk ka as shtetas shqiptarë të lënduar.

Ambasadori Meidani konfirmoi ndihmën e ofruar nga Shqipëria, por deri më tani Shkupi zyrtar nuk ka pranuar asnjë ndihmë.

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut njofton se të plagosurit po trajtohen në spitalin e Koçanit, ndërsa të dëmtuarit rëndë në Shkup.

Diskoteka “Puls” ku ndodhi tragjedia në Koçan të Maqedonisë së Veriut, dyshohet se ka pasur një licencë të falsifikuar. Kështu ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski, i cili premtoi se përgjegjësia për këtë ngjarje të rëndë do të jetë me emër dhe mbiemër.

“Jam thyer dhe më është thyer shpirti! Ka dyshime se licenca është falsifikuar përmes ryshfetit, nga drejtuesit që kanë qenë më parë në Ministrinë e Ekonomisë. Jam i vendosur dhe do të veproj me vendosmëri. Nuk dua që kjo ngjarje të politizohet, se dikush po përpiqet të bindë një palë tjetër për përgjegjësi. Kjo nuk është një betejë ndërpartiake, kjo është një betejë e të ndershmëve kundër të pandershmëve”, shtoi ai, duke paralajmëruar masa në vijim, në emër të viktimave dhe familjarëve të tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të 16 marsit, në klubin e natës “Koçani Puls” dhe si pasojë e flakëve 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në diskotekë ishin rreth 500 të rinj, duke ndjekur një performancë nga bendi maqedonas DNA, një grup i famshëm vendas. Në mesin e viktimave janë edhe 4 anëtarë të këtij grupi.

Mbi 15 persona janë arrestuar e disa të tjerë janë shoqëruar në lidhje me zjarrin që shpërtheu në diskotekën në Koçan. Në mesin e të arrestuarve ka organizatorë të festës në klubin e natës, por edhe përfaqësues institucionesh si ish sekretarja e Ministrisë së Ekonomisë, Razmina Çekiç.

Qeverisë maqedonase vendosi për shpalljen e 7 ditëve zie në mbarë vendin. Gjithashtu, u mor vendim që detyron Inspektoratin Shtetëror të Tregut të kryejë kontroll të jashtëzakonshëm në objektet hotelierike (klube nate, diskoteka dhe diskoteka të hapura) në vendin dhe të njoftojë menjëherë Qeverinë për konstatimet e inspektimit në tre ditët e ardhshme, për të përcaktuar nëse ato janë në përputhje me kushtet.

denion meidani ambasadori shqiptar e konfirmon

Lini një Përgjigje