TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Janar 2025, 20:05

Rritja e numrit të të prekurve nga virozat, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik tregon si paraqitet situata!

Shkruar nga Pamfleti

Rritja e numrit të të prekurve nga virozat, drejtoresha e Institutit

Prej ditësh numri i qytetarëve të prekur nga virozat e stinës është rritur ndejshëm duke shtuar numrin e të prekurve që paraqiten pranë urgjencës.

Në një intervistë për emisionin "Epiqendër" në “Ora News”, Eugena Tomini, Drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) deklaroi se ndodhemi në një sezon ku virozat janë të pranishme dhe të pritshme.

Kurba e infeksioneve ka pasur luhatje nga java në javë, me një rritje të lehtë, por autoritetet shëndetësore shprehen se nuk ka arsye për panik.

Tomini u shpreh se nuk duhet të shqetësohemi, pasi ky është një fenomen i zakonshëm në këtë periudhë të vitit.

 

virozat

Lini një Përgjigje