
Ambasada italiane ka reaguar lidhur me dhunën e përdorur gjatë protestës së organizuar nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë para Bashkisë Tiranë.
Ambasada deklaron se dënon aktet e dhunës, duke theksuar se e drejta për të protestuar është themelore në një shoqëri demokratike, por dhuna nuk justifikohet.
“Ambasada italiane në Tiranë dënon aktet e dhunës të kryera gjatë protestës së sotme para Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur dhe për të protestuar në mënyrë paqësore është themelore në një shoqëri demokratike, por dhuna ndaj objekteve ose njerëzve nuk është në asnjë mënyrë e justifikueshme”, shkruan ambasada.
Lini një Përgjigje