TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Mars 2024, 22:40

Plani i dhëndrit të Trump për Sazanin, Irena Beqiraj: Rama po vendos ligjin e të fortit!

Shkruar nga Pamfleti

Plani i dhëndrit të Trump për Sazanin, Irena Beqiraj: Rama po

Ekspertja e ekonomisë dhe financave, Irena Beqiraj, foli për projektin e propozuar nga dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, për ishullin e Sazanit dhe Zvërnecin, ku sipas mediave amerikane pritet të ndërtohen resorte.

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Beqiraj tha se Sazani është ende në Planin e Shpërndarjes së Forcave të Armatosura, ndaj miratimi i një projekti turistik apo qoftë rënia dakord privatisht nga kryeministri, pa dalë nga ky plan dhe pa u mbledhur Shtabi i Ushtrisë, është dhunim i ligjeve.

"Sot Sazani, është akoma në Planin e Shpërndarjes së Forcave të Armatosura. Që të dalë nga ai plan duhet të mblidhet Shtabi i Ushtrisë, t'ja propozojë ministrit dhe pastaj të shkojë te Presidentit. E shoh si dhunim të të gjithë institucioneve të shtetit. Pra pa bërë procedurën e nxjerrjes së Sazanit nga plani, thotë do të ndërtoj xhevahirin e turizmit mesdhetar.

Nga e di zoti Rama që Ushtria do ta nxjerrë? Nga e di zoti Rama, që Presidenti do ta miratojë? Ne e kemi Presidentin të pavarur. Nuk e kuptoj se si një udhëheqës vendos ligjin e të fortit dhe nuk merr parasysh që shteti ka ndarje detyrash? Një nga ish koleget tona, është në SPAK pikërisht sepse ka nxjerrë një pronë nga plani i shpërndarjes. Dhunimi i ligjeve mbetet dhunim. E gjej të pavend, dhunim të institucioneve", tha Beqiraj.

Lini një Përgjigje