TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Maj 2023, 17:49

Pak minuta shi përmbytin rrugët e Lezhës, niveli I ujit arrin deri në 30 centimetra; vështirësohet lëvizja e automjeteve

Shkruar nga Pamfleti

Pak minuta shi përmbytin rrugët e Lezhës, niveli I ujit arrin

Lezha është përfshirë pasditen e sotme nga reshje të dendura shiu të cilat kanë krijuar probleme kryesisht në qytet.

Kanë mjaftuar 30-minuta reshje shiu me itensitet të lartë që Lezha të përballet me probleme.Kanalizimet nën tokësore nuk e përballuan nivelin e lartë të prurjeve dhe uji vëshoi në rrugë dhe lagjet e qytetit.

Situata më problematike u krijua në bulevardin "Gjergj Fishta" dhe blloqet e banimit 11-janari dhe 11.2 hektarë të lagjes "Besëlidhja". Niveli i ujit arriti deri në 30 cm, duke bllokuar hyrjet e disa pallateve si dhe paralizuar lëvizjen e qytetareve dhe automjeteve.

Uji depërtoi edhe në disa biznese, por fatmirësisht u tërhoq brenda një kohe të shpejtë dhe nuk shkaktoi dëme.

Përmbytjet janë një situatë e përsëritur në Lezhë kur ka reshje të dendura shiu, pasi kanalizimet nën tokësore nuk e përballojnë nivelin e lartë të prurjeve.

lezhë përmbytje shi

Lini një Përgjigje