TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Tetor 2024, 11:40

Sulmoi me vezë dhe kos Fredi Belerin, arrestohet protestuesi 

Shkruar nga Pamfleti

Sulmoi me vezë dhe kos Fredi Belerin, arrestohet protestuesi 

Qytetari i cili sulmoi me vezë dhe kos ditën e djeshme eurodeputetin Fredi Belri, është shoqëruar për deklaratë në polici.

Fredi Beleri u prit me fyerje dhe sulme ditën e djeshme teksa doli nga godina e Kryesisë së Kuvendit, si pjesë e delegacionit zyrtar të Parlamentit Evropian që kishte ardhur në Tiranë.

Incidenti ndodhi para Kryesisë së Kuvendit.

Delegacioni i Parlamentit Evropian të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, nisi dje vizitën monitoruese në vendin tonë dhe do të qëndrojë deri më 31 Tetor.

Ish-kryetari i bashkisë së Himarës, që nuk e mbajti asnjë ditë këtë detyrë, Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet në zgjedhjet fundit të Parlamentit Evropian, teksa ishte në burg, i dënuar për blerje votash.

Lini një Përgjigje