TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Shkurt 2023, 22:14

Nga Vitore Tusha, te Ilir Rusmali dhe Lefterie Luzi, zbardhen emrat e 13 kandidatëve për Avokatin e Popullit

Shkruar nga Pamfleti

Nga Vitore Tusha, te Ilir Rusmali dhe Lefterie Luzi, zbardhen emrat e 13

13 persona kanë shfaqur interes për të marrë postin e Avokatit të Popullit. Pas dështimit të negociatave PS-PD pak javë më parë, Kuvendi rihapi garën dhe kanë shfaqur interes disa figura të njohura.  

Emri që bie në sy është ai i Vitore Tushës, e cila u larguar nga Gjykata Kushtetuese dhe tani synon Avokatin e Popullit.

Kandidatët do të zhvillojnë seancë dëgjimore në komisionin e ligjeve. E më pas do të votohet në parlament. Për të votuar emrin e ri të avokatit të popullit duhet bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës, me 84 vota.

Kandidatët që kanë shfaqur interes janë:

1.       Lefterije Luzi

2.       Alket Jaupi

3.       Besim Ndregjoni

4.       Robert Gajda

5.       Endri Papajorgji

6.       Sokol Hazizaj

7.       Drita Avdyli

8.       Ilir Rusmali

9.       Vitore Tusha

10.   Dardan Mustafa

11.   Edison Frangu

12.   Erald Aga

13.   Tartar Bazaj

avokati i popullit lefterie luzi

Lini një Përgjigje