TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Qershor 2025, 17:27

Nasip Hoxha, “mister ryshfeti” i Sarandës lejon ndërtim dhe ballkone pa leje mbi hapësira publike

Shkruar nga Pamfleti

Nasip Hoxha, “mister ryshfeti” i Sarandës lejon ndërtim

Nasip Hoxha, Drejtor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Sarandë, ka lejuar ndërtimin pa leje të ballkoneve si dhe zaptimin e hapësirës publike pa dokumentacion, kundrejt ryshfetit.

Një rast flagrant i shkeljes së ligjit për ndërtimet dhe administrimin e hapësirave publike është konstatuar në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar të Sarandës. Në qendër të këtij skandali qëndron Nasip Hoxha, Drejtor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Sarandë, i cili dyshohet se ka lejuar ndërtimin pa leje të ballkoneve në një ndërtesë shumëkatëshe si dhe zaptimin e hapësirës publike për ndërtimin e një lulishteje, gjithashtu pa dokumentacion përkatës.

Pamjet filmike të bëra publike tregojnë qartë se të gjitha ballkonet në këtë objekt janë jashtë standardeve ligjore dhe ndërtuar pa leje ndërtimi. Po ashtu, një pjesë e konsiderueshme e hapësirës publike përreth godinës është kthyer në lulishte private, në kundërshtim të plotë me ligjin.

Edhe Bashkia e Sarandës, në një përgjigje zyrtare për këtë rast, ka konfirmuar se hapësira është zaptuar pa dokumentacion, por deri më tani nuk janë marrë masa për prishjen apo rikthimin në gjendjen e mëparshme, çka ngre dyshime serioze për tolerim institucional dhe mungesë vullneti për të zbatuar ligjin.

Nasip Hoxha, “mister ryshfeti” i Sarandës lejon ndërtim

Ky rast ngre shqetësime të mëdha për situatën e kontrollit të territorit në qytetin e Sarandës dhe kërkon ndërhyrje urgjente nga autoritetet përkatëse, përfshirë Prefekturën dhe Prokurorinë, për të hetuar përgjegjësit dhe për të rikthyer ligjshmërinë./ Infront

Lini një Përgjigje