
Historiani Pëllumb Xhufi thotë se qeveria aktuale greke është antishqiptare.
Duke folur për kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ai thotë së ka shumë veti të të atit, të cilin e konsideron cinik.
Historiani madje thotë se Kyriakos Mitsotakis ka të njëjtën frymë si Konstantinos.
“Konstantinos Mitsotakis ka qenë një figurë e zymtë shumë në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-greke. Ka luajtur një rol jashtëzakonisht negativ, shumë cinik dhe ka bërë tentativa jo vetëm ndaj Shqipërisë por edhe Maqedonisë së Veriut në fillim të viteve ’90. Ai propozoi hapur ndarjen e Maqedonisë së Veriut, mes Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë. Edhe Kyriakos Mitsotakis e ka me tepri këtë frymë të të atit. Por në fund të fundit kjo nuk është personale.
Kjo qeveri për mua është anti-shqiptare. Për një kryetar bashkie i cili është proceduar nga gjykatat greke, është arrestuar nga policia greke në vitin 1994, i është nënshtruar një gjykimi për terrorizëm, për vrasjen e tre oficerëve të ushtrisë shqiptare, është krijuar një konflikt i madh mes dy vendeve. Kjo tregon qartë pozicionin e qeverisë greke, ndaj Shqipërisë”, u shpreh Xhufi i ftuar në Dritare TV.
Lini një Përgjigje