TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Maj 2024, 12:10

Megaoperacioni i SPAK, shtyhet vendimi për Emiljano Shullazin; pengesë bëhet avokati

Shkruar nga Pamfleti
Megaoperacioni i SPAK, shtyhet vendimi për Emiljano Shullazin; pengesë
Emiljano Shullazi

Pesë anëtarë të tjerë të bandave të rrezikshme kriminale të godituara nga megaoperacioni i SPAK me 50 urdhër arreste kanë dalë sot para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

GJKKO konfirmoi masën arrest në burg për Besian Xhixhën, Enver Divën, Gjergj Cukalin dhe Albert Zajën.

Për Emiljano Shullazin, vendimi u shty  për në orën 14:00 pasi nuk u paraqit avokati.

Pavarësisht se gjykata caktoi avokat shteti Artan Simonin, ky i fundit ka deklaruar se nuk e mbron dot Shullazin pasi në një tjetër procedim ai mbron Luftar Reçin cili e akuzon Shullazin për vrasje.

Një ditë më parë u njohën me masën e sigurisë arrest në burg 9 anëtarë të tjerë, mes tyre Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye në shkurt të 2015 në Fushë-Krujë dhe që atëherë rezulton i zhdukur.

Viktor Ymeraj i njohur si “Tori i Xhihanes”, si pjesë e grupit të Shullazit rezulton se bashkëpunoi me Vis Martinaj për vrasjen Durim Bamit. Një ditë më parë u burg u la edhe Mir Brryli miku e bashkëpunëtori i Pëllumb Gjokës i arrestuar nga Metamofroza.

Mbi 4,5 milionë euro pasuri janë sekuestruar nga megaoperacioni i SPAK në kuadër të 4 procedimeve penale ku janë evidentuar kryerja e veprave penale të rënda nga 7 grupe të strukturuara kriminale me fuqi të konsiderueshme dhe me shtrirje gjeografike të aktivitetit të tyre kriminal në disa nga qytetet kryesore të vendit.

SPAK ka nxjerrë 50 urdhër-arreste, nga të cilat janë ekzekutuar 14 në Shqipëri, ndërsa 6 janë ekzekutuar jashtë vendit.

emiljano shullazi

Lini një Përgjigje